Fillojnë punimet për vazhdimin e stadiumit të qytetit në Gjakovë

Të martën kanë filluar punimet për vazhdimin e stadiumit të qytetit në Gjakovë. Lajmin e ka dhënë kryetari i komunës, Ardian Gjini. Investimi do të kushtojë rreth 2.5 milionë euro

Kryetari i komunës së Gjakovës, Ardian Gjini, ka njoftuar se sot kanë filluar punimet për vazhdimin e stadiumit të qytetit.

Përmes një postimi në Facebook, Gjini ka thënë se përveç punimeve në tribunat lindje dhe perëndim, edhe pjesa e fushës do të shndërrohet në tërësi.

“Më entuziazmon fakti që ky projekt madhor, do t’iu shërbejë shumë gjeneratave ndër vite, duke qenë një tempull i sportit dhe kulturës,” ka shkruar ai.

I pari i Gjakovës gjithashtu ka treguar se për fazat që kanë filluar sot, komuna e Gjakovës do të investojë rreth 2.5 milionë euro.

“Shpresojmë që pjesa e projektit, e nisur nga Ministria do të vazhdojë, në mënyrë që konstrukti të jetë i përfunduar e më pas të vazhdojë pjesa e mbulojës, ndriçimit dhe të gjitha pjesët që i takojnë një stadiumi të mirëfilltë.”

“Stadiumi i Qytetit të Gjakovës, do të jetë aset i rëndësishëm për Gjakovën, por edhe gjithë Kosovën dhe kjo më bën jashtëzakonisht të lumtur dhe krenar,” ka shkruar Ardian Gjini.

Më poshtë gjeni postimin e tij të plotë.

Shija e redaktorit

SHBA kërkon mbylljen e UNMIK-ut: Kosova s’mund të trajtohet si...

Përfaqësuesja e Shteteve të Bashkuara në Këshillin e Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB), Tammy Bruce, ka ritheksuar qëndrimin e SHBA-së për...

Ambasada e SHBA-së në Prishtinë shënon 18-vjetorin e ngritjes

Më 8 prill 2008, statusi i Misionit të Shteteve të Bashkuara në Prishtinë ndryshoi zyrtarisht nga “Zyrë e SHBA-së” në “Ambasadën e SHBA-së në...

Ipeshkvi Dodë Gjergji uron Fitër Bajramin nga BIK-u: Thirrje për...

Ipeshkvi i Kosovës, Dodë Gjergji, ka uruar të gjithë qytetarët e Kosovës me rastin e festës së Fitër Bajramit, pavarësisht përkatësisë së tyre fetare. Së...

Të fundit nga rubrika