Filmi propagandues “Mrak” do të jetë kandidati serb për çmimin Oscar

Filmi i regjisorit, Dushan Miliq, “Mrak” (Errësira) do të jetë kandidati serb për çmimin Oscar 2023. Ky film në mënyrë propgandistike përcjell disa ditë të jetës së një familjeje në Mitrovicën e Veriut

Dy nga tri personazhet e filmit "Errësira" (Mrak)(foto; marrë nga traileri i filmit)





Qendra e Filmit e Serbisë ka bërë përzgjedhjen e kandidatit serb për çmimin Oscar 2023. “Mrak” (Errësira) i regjisorit Dushan Miliq është filmi që u përzgjodh për këtë çmim.

Komisoni që bëri këtë përzgjedhje përbëhej nga këta shtatë anëtarë, regjisori Ivan Ikiq (kryetari i komisionit), regjisori dhe producenti Stefan Ivanciq, skenaristi dhe regjisori Vuk Rsumoviq, aktorja Olivera Viktoroviq, kritiku i filmit Bozhidar Zeceviq, redaktori Dragan Petroviq dhe skenaristi Kosta Peshevski, shkruan një media serbe.

Sipas këtij komisioni, filmi “Mrak” (Errësira) përcjell disa ditë të jetës së një familjeje në Mitrovicën e Veriut.

Në ndërtimin e narracionit fillon të shpërfaqet natyra propagandistike e këtij filmi, i cili në të gjithë narracionin e tij vendos në pah propagandën serbe ndaj shqiptarëve të Kosovës dhe vetë Republikës së Kosovës. Sipas tyre, filmi prezanton një botë “frike” dhe “pasigurie” nëpërmjet elementeve të horrorit dhe një atmosferë të tensionuar.

Komisoni beson se filmi për shkak të “emocioneve të forta” dhe “universalitetit të temës”, do të komunikojë me audiencën ndërkombëtare dhe me anëtarët e Akademisë Amerikane të Shkencës, Arteve dhe Filmit.

Në këtë komisonin janë dorëzuar pesë filma, “E Premtja e Shenjtë – Kryqi në shkretëtirë” nga Haxhi-Aleksandr Gjuroviq, “Vera kur mësova të fluturoj” nga Radivoj Andriq, “Errësirë” nga Dushan Miliq, “Heronjtë e klasës punëtore” nga Millosh Pushiq dhe “Strahinja Banoviq” Stefan Arsenijeviq.

Para votimit, komisioni përcaktoi se filmi “Strahinja Banoviq” nuk i plotëson kërkesat e Akademisë Amerikane të Arteve dhe Shkencave të Filmit, sepse dialogu i filmit është kryesisht në gjuhën angleze (69.77 për qind).

Filmi “Errësira” u votua nga komisioni në mënyrë anonime me 11 pikë, ndërsa “Heronjtë e klasës punëtore” shtatë pikë, “Vera kur mësova të fluturoja” dy pikë dhe “E Premtja e Shenjtë – Kryqi në shkretëtirë” me vetëm një pikë.

Ky nuk është filmi i vetëm i realizuar nga regjisorët serbë dhe ata rusë me natyrë propagandistike, të cilët proklamojnë elemente nacionaliste kundrejt shqiptarëve të Kosovës. Edhe filmi i vitit 2019 “Balkan Line” i drejtuar nga regjisori rus, Andrey Volgin, ishte i tillë.





Shija e redaktorit

Këto janë libraritë ku mund t’i gjeni tekstet shkollore të...

Shtëpia botuese “Dukagjini” njofton se ka filluar shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 dhe tashmë janë në dispozicion në të gjitha libraritë partnere...

Fillon shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 nga shtëpia...

Shtëpia botuese “Dukagjini” ka nisur zyrtarisht shitjen e teksteve shkollore për vitin e ri shkollor 2025/2026. Prindërit, mësimdhënësit dhe nxënësit tani mund t’i gjejnë...

50 autoblinda për Kosovën, Ambasada amerikane: Tjetër hap në angazhimin...

Të premten është mbajtur ceremonia e pranim-dorëzimit të autoblindave të reja të prokuruara nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për Forcën e Sigurisë së...

Të fundit nga rubrika