Fitorja e Kosovës në Bratislavë ka tërhequr vëmendje të madhe ndërkombëtare, duke e kthyer vendin në një nga temat kryesore në Sllovaki, sipas të dhënave të Google Trends.
Sipas këtyre të dhënave, kërkimet për Kosovën kanë shënuar rritje të ndjeshme, duke arritur nivele të krahasueshme me vitin 2008, kur u shpall pavarësia e Kosovës.
Ky zhvillim po konsiderohet si një shembull i qartë i fuqisë së diplomacisë publike përmes sportit.
Një sukses në fushën e futbollit ka arritur të gjenerojë interes të gjerë ndërkombëtar, më shpejt dhe më efektivisht se fushatat tradicionale promocionale apo vizitat zyrtare.
Ekspertët vlerësojnë se momente të tilla përbëjnë një mundësi të rëndësishme për përmirësimin e imazhit të vendit në arenën ndërkombëtare, duke kontribuar në promovimin e kulturës, turizmit dhe zhvillimit ekonomik, si dhe në rritjen e simpatisë së publikut të huaj ndaj Kosovës.

