Fitplan: Aplikacioni i dizajnuar për ushtrime

Fitplan është një aplikacion i ri i ushtrimeve, i cili ka ushtrime për shtëpi dhe palestër, me programe të ushtrimeve të dizajnuara nga sportistët më profesionalë botërorë

ilustrim

Fitplan është aplikacion i ushtrimeve i lancuar kohëve të fundit, por, pavarësisht kësaj, Fitplan ka arritur të lidhet tashmë me Jenifer Lopez dhe Alex Rodriguez.

Si funksionon Fitplan?

Në fillim, Fitplan do t’ju bëjë disa pyetje të lidhura me fitnesin, si: cili është qëllimi juaj i stërvitjeve, cili është trajneri juaj i preferuar, ku dëshironi të ushtroheni (palestër, apo në shtëpi), sa shpesh stërviteni?

Ilustrim

Bazuar në përgjigjet tuaja, Fitplan do të rekomandojë programe stërvitore që përputhen më mirë me kriteret tuaj, pra ju jep një sërë planesh që mund t’i ndiqni.

Për të zhbllokuar stërvitjet me video HD dhe gjurmimin e stërvitjeve, duhet të abonoheni në aplikacionin e ushtrimeve.

Fitplan do t’ju kushtojë 15,99 dollarë nëse merrni abonimin mujor ose 83,99 dollarë nëse shkoni me abonimin vjetor. Megjithatë, në anën e mirë, ekziston një provë 7-ditore falas.

ilustrim

Programet e stërvitjes Fitplan

Ky aplikacion fitnesi ka në dispozicion një sërë planesh të ndryshme stërvitjeje të quajtura Fitplans.

Ka mbi 100 programe stërvitore të dizajnuara për palestër dhe ambiente shtëpie.

Kohëzgjatja e këtyre programeve stërvitore Fitplan është nga disa ditë, deri në 2 muaj ose dhe më shumë.

Edhe disa nga përdoruesit e këtij aplikacioni ishin shumë të kënaqur me këtë aplikacion.

Aplikacioni më i mirë i fitnesit, pasi përshtatet saktësisht me atë që kërkoja. Ju mund të zgjidhni planet që dëshironi, por, gjithashtu, të bëni një anketë të shkurtër në mënyrë që ata të ofrojnë plane të rekomanduara.

“Ato ndryshojnë të gjitha, kështu që ju mund të zgjidhni atë që i përshtatet orarit tuaj. Më pëlqen që çdo stërvitje tregon një klip të shkurtër informues se si të bëni stërvitjen specifike. Pasi të zgjidhni opsionin tuaj, keni një sinjalizues për kohën tuaj të pushimit, kështu që nuk keni nevojë të keni probleme”, tha njëri nga përdoruesit e këtij aplikacioni në Justuseapp.

Aplikacionet më të mira të stilit të jetës së shëndetshme

Shija e redaktorit

Shpallje zyrtare në Uashington: 17 Shkurti, Dita e Pavarësisë së...

Në prag të 18-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, Ambasada e Kosovës në Uashington DC ka bërë të ditur se 17 Shkurti është...

Nxënësit e Rahovecit e mirëpritën prezantimin e lektyrave nga “Dukagjini”

Fillim java, në Rahovec për dhjetëra nxënës të ciklit të ulët të shkollave fillore solli më të dashurit për ta, personazhet të cilat shumica...

E jashtëzakonshmja Distria Krasniqi, ia sjell Kosovës medaljen e artë...

Xhudistja Distria Krasniqi e ka fituar të artën në Grand Slam të Parisit në kategorinë deri në 52 kilogramë. Krasniqi kishte një rrugëtim të gjatë...

Të fundit nga rubrika