Fluksi i pritjeve deri në dy orë në Merdarë

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka treguar për radhën e kolonave dhe për kohën e pritjes së automjeteve në pikat kufitare të Kosovës, përgjatë së dielës

Fotoilustrim

Fluksi i veturave në pikat kufitare të Kosovës po vazhdon edhe përgjatë të dielës.

Në Merdarë, pritjet në dalje shënojnë radhën e automjeteve deri në një kilometër, dhe pritje deri në dy orë.

Ndërkaq, në hyrje pritjet janë deri në 10 minuta dhe nuk raportohet të ketë radhë të automjeteve, ka njoftuar Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar.

Në pikëkalimin kufitar Dheu i Bardhë, në dalje pritjet arrijnë deri në 45 minuta duke shënuar radhën e kolonave deri në 200 metra.

Në hyrje, nuk ka kolona dhe rrjedhimisht pritjet janë deri në 10 minuta.

Ndër të tjera, në pikën kufitare në Mutivodë, kolona arrin deri në 50 metra në dalje.

Për sa i përket pritjes, ajo arrin kohën deri në 30 minuta.

Shija e redaktorit

INTERVISTË| Armend Mehaj: Kosova sot është fuqi ushtarake reale –...

Ish-ministri i Mbrojtjes së Republikës së Kosovës, Armend Mehaj, ka dhënë një intervistë ekskluzive për RTV Dukagjini, e cila njëherësh shënon edhe intervistën e...

RTV Dukagjini ju uron Vitin e Ri 2026!

Me rastin e ndërrimit të motmoteve dhe hyrjes në Vitin e Ri 2026, RTV Dukagjini u përcjell urimet më të përzemërta të gjithë qytetarëve...

Prishtina feston me muzikë e fishekzjarrë, qytetarët tregojnë pritjet për...

Festa për pritjen e vitit të ri në sheshet e kryeqytetit ka nisur nga ora 18 e do të vazhdojë deri në orët e...

Të fundit nga rubrika