FMN: Perspektiva ekonomike botërore ‘e zymtë dhe e pasigurt’

Rritja e ekonomisë botërore po ngadalësohet dhe perspektivat për një rikuperim të shpejtë janë të zymta, ka thënë Fondi Monetar Ndërkombëtar

Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN)

Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) njoftoi se parashikimi i tij për rritjen ekonomike globale është “i zymtë dhe më i pasigurt” pasi uli pritshmërinë e tij të rritjes për vitin 2022 në 3.2 për qind, rreth gjysmë pikë përqindje më e ulët sesa ishte parashikuar më parë.

FMN ka publikuar një raport për Perspektivën Ekonomike Botërore, duke indetifikuar dhe vënë në dukje rreziqet që kanë filluar të paraqiten në fillim të vitit.

Pierre-Olivier Gourinchas, kryeekonomisti i FMN-së, ka thënë se tri rreziqet kryesore që organizata identifikoi në raportin e saj në prill po materializohen: inflacioni më i lartë dhe më i gjerë sesa pritej, një ngadalësim ekonomik më i keq sesa pritej në Kinë në mes të Shpërthimeve dhe bllokimit nga COVID-19, dhe efektet negative të luftës në Ukrainë dhe sanksionet e lidhura me to që janë vendosur.

Gourinchas tha se rritja globale është rishikuar në 2.9 për qind në 2023, një rënie prej 0.7 pikësh nga parashikimi i tij në prill. Inflacioni i pritshëm u rrit në 6.6 për qind në vendet e zhvilluara dhe në 9.5 për qind në vendet në zhvillim.

“Zbutja e inflacionit të ngritur duhet të jetë prioriteti i parë i politikëbërësve në mbarë botën,” tha Gourinchas. “Kjo kërkon shtrëngim të politikës monetare, siç kanë filluar të bëjnë shumë banka qendrore, si në ekonomitë e përparuara, ashtu edhe në tregjet në zhvillim.”

Në njoftimin e FMN-së thuhet se rreziqet e mundshme për ekonominë globale janë në negativ. Ai gjithashtu parashikon se lufta në Ukrainë mund të çojë në një ndalesë të papritur të importeve evropiane të gazit nga Rusia, inflacioni mund të jetë më i vështirë për t’u ulur sesa pritej, ndërsa shpërthimet e ripërtëritura të COVID-19 mund të kufizojnë rritjen kineze.

Shija e redaktorit

Presidentja Osmani nderohet me Çmimin e Evropës nga Fondacioni Pan-Europian

Fondacioni Fondacioni Pan-Evropian Richard Coudenhove-Kalergi i ka ndarë Presidentes së Kosovës Vjosa Osmani, çmimin e ‘Evropës’, për përkushtimin e saj ndaj raporteve me partnerët...

Nis ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë...

Ka filluar ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë së Kosovës. Sot diplomojnë 445 kadetë të Policisë së Kosovës. Kryeministri i Republikës së Kosovës,...

Policia konfirmon arrestimin e Akil Gjakovës

Policia e Kosovës, ka arrestuar xhudistin Akil Gjakova, si të dyshuar për veprën penale dhunë në familje. Lajmin për Portalin Dukagjini e ka konfirmuar zëdhënësi...

Të fundit nga rubrika