“Forcim sovraniteti”, Mulolli për ftesën e Trumpit që Kosovën e bën pjesë të Bordit të Paqes

Eksperti i çështjeve politike, Fitim Mulolli, ka komentuar ftesën që presidenti amerikan, Donald Trump, i ka bërë Kosovës për të qenë pjesë e Bordit të Paqes për Gazën.

Sipas Mulollit, ftesa ka një rëndësi të veçantë për Kosovën, duke theksuar se ajo i jep mundësi vendit të forcojë sovranitetin në rrafshin ndërkombëtar.

Ai ka shtuar se Trump ka dërguar rreth 60 ftesa për vende të ndryshme të botës, duke përfshirë edhe shtete si Rusia dhe Bjellorusia, dhe se vetëm rreth 10 shtete deri tani kanë konfirmuar pjesëmarrjen.

“Ftesa ka një rëndësi të veçantë për Kosovën si një vend I vogël ne veçanti për forcimin e sovranitetit të Kosovës në rrafshin ndërkombëtar. Duhet marrë parasysh që Trump ka dërguar rreth 60 ftesa për vendet e ndryshme të botës deh mund të themi që është një laramani e përfaqësimit aty duke përfshirë festat për Putinin, Bjellorusinë edhe vendet e tjera. Dikur rreth 10 shtete veç se kanë pranuar pjesëmarrjen. Por ka shtete që kanë refuzuar si Franca, Norvegjia e disa të tjera që janë duke shqyrtuar anëtarësimin” ka deklaruar ai.

“Bashkë me ftesë është dërguar edhe një draft statut i këtij bordi një draft i tillë ka qarkulluar nepër media kam lexuar një pjesë të tij dhe me atë çfarë kam parë është se ka hapësirë të madhe të interpretimit dhe shqetësime e disa shteteve se mund të jetë iniciativë për një paralelizëm ose zëvendësim të Kombeve të Bashkuara nuk janë të pavend. Vetë statuti e themelon një organizatë të re ndërkombëtare”, ka thënë tutje Mulolli në emisionin FIVE.

Ai ka vlerësuar gjithashtu se Trump ka bërë një balancë të kujdesshme politike që ftesa të duket e pranueshme për vendet pjesëmarrëse dhe se pranimi i Kosovës dhe Shqipërisë shihet si konfirmim i rolit të tyre si aleatë të SHBA-së në skenën globale.

“Mendoj që Trump në këtë rast ka bërë një bilanc të mirë politik për ta bërë të pranueshëm për të gjithë, një shqetësim që ka prodhuar tek vendet tjera është dërgimi i ftesës si te Rusia e Bjellorusia prandaj nuk është parë si një forcë vetëm perëndimore por ka një laramani të pjesëmarrjes që çon në atë drejtim potencialisht të krijimit të një paralelizmi me Kombet e Bashkuara apo tentim të zëvendësimit të saj, është herët për të supozuar”, ka theksuar ai.

Shija e redaktorit

Osmani ftohet nga Trump t’i bashkohet Bordit të Paqes

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka njoftuar se ka pranuar ftesën personale të Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, për të...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovon në Gjilan lektyrat e reja për...

Nxënësit e klasave 1 deri në 5 të disa shkollave fillore në Gjilan kanë pasur mundësi që të njoftohen nga afër me lektyrat e...

BE: Kosova e 13-ta në botë për siguri strategjike, Mali...

Sipas Normandy Index 2025, të përgatitur nga shërbimi kërkimor i Parlamentit Evropian (EPRS), Kosova renditet në vendin e 13-të në botë për nivelin më...

Të fundit nga rubrika