Selektori i Kosovës, Franco Foda, ka bërë të ditur formacionin zyrtar për ndeshjen e Grupit B të kualifikimeve për Botërorin 2026 ndaj Zvicrës.
Takimi zhvillohet sonte në stadiumin “St. Jakob Park” në Basel, me fillim nga ora 20:45.
Në portë do të jetë Aro Muriqi, ndërsa mbrojtja e Kosovës përbëhet nga Amir Rrahmani, Lumbardh Dellova, Mërgim Vojvoda dhe Leart Paçarada.
Në mesfushë debuton Leon Avdullahu, i shoqëruar nga Elvis Rexhbeçaj dhe më i avancuar në këtë repart do të jetë Muharrem Jashari.
Në krah të sulmit startojnë Florent Muslija dhe Ermal Krasniqi, ndërsa në krye të sulmit qëndron Vedat Muriqi.
Ky formacion tregon synimin e Kosovës për të qenë agresive dhe konkurruese ndaj Zvicrës, në ndeshjen e parë kualifikuese për Botërorin 2026.