Forumi për gratë, presidenca ndan afër 9 mijë euro për 35 vetura me qira

Një tender me vlerë gati nëntë mijë euro e ka dhënë Zyra e Presidencës. Tenderi ka të bëjë me marrjen në shfrytëzim të veturave që do të përdoren delegacionet zyrtare pjesëmarrëse në Forumin për Gratë, Paqen dhe Sigurinë dhe për vizita zyrtare të delegacioneve të huaj në Kosovë

Foto ilustrim





Forumi për gratë, presidenca ndan afër 9 mijë euro për 35 vetura me qira. Më 22 e 23 tetor në Kosovë do të mbahet edicioni i parë i Forumit Ndërkombëtar për Gratë, Paqen dhe Sigurinë.

Iniciatore e këtij organizimi është presidentja Vjosa Osmani. E, zyra e saj tashmë ka nisur edhe përgatitjet për t’i pritur mysafirët.

Janë 35 vetura që do të merren në shfrytëzim e për t’u përdorur për delegacionet e huaja pjesëmarrëse. Kostoja e marrjes së tyre me qira është 8 mijë e 791 euro

Tenderi i është dhënë kompanisë “CORPORA SH.P.K. Sipas tenderit të hapur nga Presidenca, 10 makina janë paraparë të jenë të klasit VIP, 5 janë gjipa, 15 makina të klasit ekonimik dhe 5 minibus.

Pronari i kompanisë, Bujar Hoxha ka thënë për RTV Dukagjinin se ka mundësi që mos të ketë nevojë për shpenzimin e të gjitha mjeteve të ndara.

“Nga përvoja nuk do të thotë që do të shfrytezohen të gjitha mjetet e buxhetuara. Pra, mund te shfrytëzohen më pak automjete, si dhe në shumicën e çmimeve të shfrytëzimit të automjeteve është përfshire edhe vozitësi (makina dhe vozitës), për shpenzimet e shfrytëzuara mund të ju informojmë saktësisht pasi të perfundojë ky projekt kur dhe do të faturohen”, ka thënë Hoxha.

Sipas dosjes së publikuar në Komisionin Rregullativ të Porkurimit Publik kontrata është dhënë të enjten e 29 shtator, ndërsa data e planifikuar e nënshkrimit të kontratës ishte një ditë pas.

Kurse njoftimi për hapjen e tenderit ishte bërë më 8 shtator, ndërsa afati i dorëzimit të ofertave ishte 15 shtatori.

Dukagjini ka kontaktuar të premten me zyrën e prokurimit në Presidencë. Kjo zyrë ka kërkuar që të pyetjet t’i dërgohen me shkrim, por deri më tani televizioni nuk ka pranuar përgjigje.

Ndërkohë, tema e samitit ndërkombëtar do të jetë ndërtimi  i aleancave për paqe të qëndrueshme.

Ky edicion i parë i Forumit do t’i dedikohet trashëgimisë së ish-sekretares së ndjerë të SHBA-së, Madeleine Albright.





Shija e redaktorit

50 autoblinda për Kosovën, Ambasada amerikane: Tjetër hap në angazhimin...

Të premten është mbajtur ceremonia e pranim-dorëzimit të autoblindave të reja të prokuruara nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për Forcën e Sigurisë së...

Klinika e Onkologjisë dhe Emergjenca e QKUK-së përfitojnë donacion pajisjesh...

Klinika e Onkologjisë dhe shërbimi i Emergjencës në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës kanë pranuar një donacion të ri pajisjesh mjekësore nga organizata joqeveritare...

Librat e verës nga “Dukagjini”, zgjedhjet më të mira për...

Vera është koha ideale për aventura, por jo të gjitha ndodhin jashtë. Disa nga udhëtimet më të paharrueshme ndodhin brenda faqeve të një libri....

Të fundit nga rubrika