“Fourth Wave” me aksion simbolik në rrugën ku u vra Liridona Ademaj

"Liridona Ademaj meriton një gjykim të drejtë, si edhe çdo rast tjetër i femicidit që po merr jetët e grave në Kosovë", thuhet në njoftimin e organizatës "Fourth Wave"

Organizata “Fourth Wave” të mërkurën ka organizuar një aksion simbolik duke kërkuar drejtësi për vrasjen e Liridona Ademajt.

Aksioni i “Fourth Wave” u mbajt në rrugën ku ajo u vra, përkatësisht në rrugën “Dalip Alshiqi” në Prishtinë.

Slogani “Drejtësi për Liridona Ademaj. S’lejojmë t’harrohet”, kjo organizatë thotë se simbolizon përkushtimin e palëkundur ndaj kujtimit të saj dhe kërkimit të së vërtetës.

“Ne i bëjmë thirrje sistemit të drejtësisë që ta trajtojë këtë çështje me seriozitetin më të madh, duke theksuar rëndësinë e respektimit të parimeve të përcaktuara në Konventën e Stambollit, e cila ndalon gjykimet morale. Është e domosdoshme që dëshmitë, veçanërisht ato që përfshijnë akuza për tradhti, të vlerësohen në mënyrë të paanshme, duke siguruar një proces të drejtë ligjor. Liridona Ademaj meriton një gjykim të drejtë, si edhe çdo rast tjetër i femicidit që po merr jetët e grave në Kosovë”, thuhet në njoftimin e kësaj organizate.

Ndryshe, Liridona Murseli, 30-vjeçare, është vrarë të mërkurën e 29 nëntorit në rrugën “Dalip Alshiqi” në Prishtinë.

Fillimisht, Policia e Kosovës e ka raportuar rastin si “grabitje me pasoja të vrasjes”.

Dy ditë më vonë, më 1 dhjetor, Policia kishte njoftuar për arrestimin e dy personave: dorasin Granit Plava dhe Naim Murseli, bashkëshortin e viktimës, të dyshuar për vrasjen e saj.

Pak orë më vonë, Ministria e Mbrojtjes e Kosovës kishte konfirmuar se në mesin e të arrestuarve për këtë rast, si i dyshuar, është edhe Kushtrim Kokalla, pjesëtar i Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Lidhur me rastin pastaj u arrestua edhe një person, i cili dyshohet që e ka shitur armën, më të cilën, është kryer vrasja e Liridona Ademajt.

Në dosjen e Prokurorisë përmendet fakti se rreth orës 20:25 në rrugën “Dalip Alshiqi” në fshatin Bërnicë, me maskë në kokë e i armatosur kishte dalë para veturës tashmë i dyshuari Granit Plava dhe nga një afërsi e kishte qëlluar me plumb në qafë Liridona Ademajn.

Shija e redaktorit

Nxënësit në Klinë e mirëpritën promovimin e 26 lektyrave nga...

Disa i kanë pasur në duar, e shumë prej tyre mezi presin t'i lexojnë lektyrat me personazhet e preferuara. ''Unë mendoj se pinokio është përrallë...

Kosova ndër shtetet themeluese të Bordit të Paqes, nënshkruan Osmani

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka nënshkruar në themelimin e Bordit të Paqes, iniciativë kjo e udhëhequr nga presidenti amerikan, Donald Trump. Osmani gjatë momentit...

Osmani ftohet nga Trump t’i bashkohet Bordit të Paqes

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka njoftuar se ka pranuar ftesën personale të Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, për të...

Të fundit nga rubrika