Franca bëhet shteti i parë i BE-së që hap konsullatën në Grenlandë

Parlamenti i Grenlandës, Inatsisartut, në Nuuk, Grenlandë. Fotografia: Sarah Meyssonnier/Reuters

Franca ka hapur të premten një konsullatë në kryeqytetin Nuuk, duke forcuar praninë e saj diplomatike në Arktik dhe duke mbajtur premtimin e dhënë nga Presidenti Emmanuel Macron gjatë vizitës së tij në ishullin e Grenlandës në qershor.

Me këtë hap, Franca bëhet shteti i parë i Bashkimit Europian që vendos një konsullatë të përgjithshme në Grenlandë, duke lënë pas partnerët e saj në bllokun prej 27 shtetesh, shkruan Euronews, transmeton Dukagjini.

Brukseli, megjithatë, është tashmë i përfaqësuar në ishull, pas hapjes së një zyra të Komisionit Europian në vitin 2024.

Jean-Noël Poirier, ish-ambasadori francez në Vietnam, mori detyrën e tij pas mbërritjes në Nuuk, ku do të përfaqësojë Francën në këtë territor të gjysmë-autonom të Danimarkës, me rreth 56,000 banorë.

Derisa konsullata nuk ishte hapur ende, shtetasit francezë që jetonin në Grenlandë ishin të detyruar të përdornin një shërbim të kufizuar konsullor. Konsulli nderi, Kristine Winberg, trajtonte procedurat administrative të thjeshta dhe ndihmën konsullore në emër të ambasadës franceze në Danimarkë.

Ajo ofronte dokumente identifikimi, mbështetje në raste çështjesh ligjore ose vdekjesh dhe vepronte si lidhës me komunitetin e vogël francez, sipas transmetuesit francez BFM TV.

Shija e redaktorit

Promovohet libri i ri i Luan Tashit mbi Ali Pashë...

Më 5 shkurt (e enjte), në orën 18:30, në Librarinë Dukagjini, në sheshin “Nënë Tereza”, do të promovohet libri më i ri i studiuesit...

Prestigjiozja Forbes: Dukagjini Resort, projekti i parë luksoz në veri...

Revista prestigjioze Forbes shkruan se në bregdetin verior të Shqipërisë, po ngrihet Dukagjini Resort—projekti i parë luksoz në veri që sjell standarde ndërkombëtare dhe...

Fëmijët e Suharekës mirëpresin serinë e re të librave të...

A do botoni libra të tjerë për moshën tonë? Kjo është kureshtja me të cilën u shoqërua takimi i nxënësve të Suharekës me Shtëpinë Botuese...

Të fundit nga rubrika