Franca kërkon vendosjen e çmimit minimal për fluturimet në Evropë

Ministri francez i Transportit, Clement Beaune, ka propozuar vendosjen e një çmimi minimal për biletat e avionit në Evropë për të adresuar çështjen e ndryshimeve klimatike

Fotografi ilustruese

Ministri francez i Transportit ka bërë thirrje për vendosjen e një çmimi minimal për fluturimet në Evropë, me synim që të luftohen ndryshimet klimatike.

Ministri i Transportit, Clement Beaune, tha në një intervistë për revistën javore L’Obs se ai do të dorëzojë këtë propozim te homologët e tij të Bashkimit Evropian në ditët në vijim.

“Biletat e avionit prej 10 eurosh nuk mund të ketë kur ne jemi në mes të trazicionit ekologjik. Kjo nuk është e mundur”, ka thënë Beaune.

“Këto çmime nuk reflektojnë çmimin për planetin tonë”, ka shtuar ai, raporton AFP.

Linjat ajrore që operojnë me kosto të ulët kanë vërshuar industrinë e fluturimeve në Evropë, pasi ato ofrojnë tarifa të lira për disa destinaicone, me Ryanair që është bërë kompania më e madhe e transportit ajror në rajon.

Por, tarifat e ulëta ndonjëherë nuk mbulojnë as kostot dhe emetimet e gazrave serrë nga avionët e pasagjerëve janë më të mëdha sesa gjatë udhëtimeve me tren.

“Unë hapur bëj thirrje për vendosjen e taksave për aktivitetet që shkaktojnë ndotje, në mënyrë që të mund të investojmë në tranzicionin ekologjik”, ka deklaruar Beanue, duke shtuar se Qeveria franceze planifikon të rrisë taksat për fluturimet që nisen nga Franca. Po ashtu, sipas tij, ekzekutivi francez do të financojë investimet në transportin hekurudhor.

Rritja e taksave për kompanitë që menaxhojnë autostradat në Francë dhe për biletat e linjave ajrore ka të ngjarë që të përfshihen në buxhetin e vitit 2024, që do të bëhet publik në fund të shtatorit.

Linjat ajrore me kosto të ulët po ashtu kanë qenë burim polemikash në Francë për shkak të praktikave të punës dhe pagave që u ofrojnë punëtorëve.

Shija e redaktorit

DUKAGJINI fiton për herë të dytë mbështetjen e EVROPËS KREATIVE...

SHTËPIA BOTUESE “DUKAGJINI” ka fituar për herë të dytë mbështetjen e programit “Evropa Kreative” të BASHKIMIT EVROPIAN për botimin e letërsisë evropiane. Ky vlerësim...

“K’cimi i Tropojës” në Zagreb, në prani të kryeministrit kroat...

Shoqata shqiptare “Shkëndija” nga Zagrebi ka prezantuar vallen tradicionale “K’cimi i Tropojës” në Sallën e Koncerteve “Vatroslav Lisinski”, në kuadër të një programi kulturor...

Policia ushtarake e FSK trajnohet nga instruktorë gjermanë për mbrojtje...

Në kuadër të Planit të Bashkëpunimit dypalësh në fushën e mbrojtjes për vitin 2026, ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Kosovës dhe Ministrisë...

Të fundit nga rubrika