Franca nderon aktivisten nga Kosova, Shpresa Loshaj

Aktivistja kosovare, Shpresa Loshaj është nderuar në Francë me çmimin për të Drejtat e Njeriut të Republikës së Francës

Pamje nga ndarja e çmimit. Foto: Shemsi Krasniqi, diplomat kosovar në Francë

Diplomati kosovar në Francë, Shemsi Krasniqi, ka njoftuar se aktivistja kosovare, Shpresa Loshaj, është nderuar në Paris me çmimin për të Drejtat e Njeriut të Republikës së Francës.

Krasniqi ka treguar se Loshaj është aktiviste e njohur për mbrojtjen e Lumbardhit të Deçanit dhe themeluese e organizatës joqeveritare “Pishtarët”.

Shpresa Loshaj në Francë. Foto: Shemsi Krasniqi, diplomat kosovar në Francë

Ai ka thënë se me këtë çmim, Loshaj i bën nder e shërbim të madh vendit tonë.

“Ajo iu jep shpresë, motiv, guxim dhe mësim të gjithë qytetarëve të Kosovës se e drejta për ujë është e drejtë njerëzore, se mbrojtja e lumenjve është mbrojtje e jetës, mbrojtja e natyrës është mbrojtje e Tokës dhe botës në të cilën jetojmë”, ka shkruar diplomati kosovar në Francë.

Krasniqi ka thënë se kauza e aktivistes kosovare është kuptuar dhe vlerësuar drejt nga Franca, dhe se njashtu duhet të vlerësohet edhe nga Kosova.

Shija e redaktorit

Dita e fundit e Panairit të Librit në Tiranë, “Dukagjini”...

Panairi i 28-të i Librit në Pallatin e Kongreseve ka hapur dyert dhe, si çdo vit, Shtëpia Botuese Dukagjini ka rrëmbyer vëmendjen e vizitorëve...

Distria Krasniqi ia siguron Kosovës medaljen e artë në Kroaci

Xhudistja Distria Krasniqi e ka fituar medaljen e artë në Grand Prixin që po mbahet në Zagreb të Kroacisë. Krasniqi ka vazhduar dominimin e plotë...

Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të nxënësit,...

Një epokë e re e të mësuarit ka nisur për nxënësit e klasave të para! Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të parë...

Të fundit nga rubrika