Franck Kessie, futbollisti më i ri i Barcelonës

Gjatë ditës së hënë të 4 korrikut ka ardhur zyrtarizimi se mesfushori, Franck Kessie tanimë është futbollisti më i ri i ekipit të Barcelonës

Franck Kessie

Franck Kessie është zyrtarizuar sot si futbollisti më i ri i skuadrës së Barcelonës.

Mesfushori nga Bregu i Fildishtë që shumë kohë dihej që do të ishte pjesë e blaugranëve për sezonin 2022/23, por zyrtarizimi ka ardhur vetëm gjatë mëngjësit të ditës së sotme.

Ish-futbollisti i Milan, ka nënshkruar me klubin spanjoll kontratë katër vjeçare dhe do të jetë në “Camp Nou” kontraktualisht të paktën deri në vitin 2026-të.

Kessie ka ardhur në Camp Nou si futbollist i lirë, pasi i kishte skaduar kontrata me kampionët e Italisë.

Në San Siro, 26-vjeçari kaloi plot pesë vite, ku arriti të ishte një ndër pikat kyçe në rikthimin e skuadrës në majën më të lartë të futbollit Italian.

Te Barcelona, Kessie pritet të ketë pozitë titullari dhe të jetë një ndër më të rëndësishmit për trajnerin Xavi.

Duke qenë se në Spanjë klauzola e largimit është e detyrueshme, çmimin për të thyer kontratën me Kessie-n, katalunasit e kanë vënë në plot 500 milionë euro.

Shija e redaktorit

Nxënësit e Rahovecit e mirëpritën prezantimin e lektyrave nga “Dukagjini”

Fillim java, në Rahovec për dhjetëra nxënës të ciklit të ulët të shkollave fillore solli më të dashurit për ta, personazhet të cilat shumica...

E jashtëzakonshmja Distria Krasniqi, ia sjell Kosovës medaljen e artë...

Xhudistja Distria Krasniqi e ka fituar të artën në Grand Slam të Parisit në kategorinë deri në 52 kilogramë. Krasniqi kishte një rrugëtim të gjatë...

Promovohet libri i ri i Luan Tashit mbi Ali Pashë...

Më 5 shkurt (e enjte), në orën 18:30, në Librarinë Dukagjini, në sheshin “Nënë Tereza”, do të promovohet libri më i ri i studiuesit...

Të fundit nga rubrika