Freestyle në Radio Dukagjini

E marta e muzikës live në studion e Radio Dukagjinit sonte solli dy mysafirë shumë të veçantë.

Të ftuar në emisionin “Super Trend” me Drilonën dhe Mirdonin ishin Benjamin Ajrullahi i njohur si Beeny B, dhe Rajmondi i njohur si Ray Ray.

Beeny B tregoi se verën që lamë pas i është kthyer përformimeve live pas 6 viteve që nuk kishte përformuar. Thotë se për një kohë nuk ishte as në Kosovë, pasi po studionte inxhinieri të audios në Gjermani. Momentalisht është duke punuar këngë për artista tjerë, por edhe për vete, duke paralajmëruar një projekt të ri në fund të javës tjetër.

Ray Ray që njihet më shumë për një zhandër hip-hop, bëri të ditur se që tash e tre muaj dy artistët kanë nisur bashkëpunimin, duke hapur edhe një studio së bashku. Beni. Ray Ray përformoi edhe një freestyle live në studion e Radio Dukagjinit.

 

Shija e redaktorit

Distria Krasniqi ia siguron Kosovës medaljen e artë në Kroaci

Xhudistja Distria Krasniqi e ka fituar medaljen e artë në Grand Prixin që po mbahet në Zagreb të Kroacisë. Krasniqi ka vazhduar dominimin e plotë...

Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të nxënësit,...

Një epokë e re e të mësuarit ka nisur për nxënësit e klasave të para! Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të parë...

Panairi i Librit në Tiranë: “Dukagjini” me 50% zbritje, stenda...

Në Tiranë ndihet kudo aroma e librit! Panairi i 28-të i Librit në Pallatin e Kongreseve ka hapur dyert dhe, si çdo vit, Shtëpia...

Të fundit nga rubrika