FSK-ja bën homazhe në Reçak

Me rastin e 27-të vjetorit të Masakrës së Reçakut, një delegacioni i Forcës së Sigurisë së Kosovës vendosi kurora lulesh dhe bëri homazhe në Kompleksin Memorial në Reçak, në nderim të martirëve të kësaj masakre.

FSK-ja nderoi me respekt sakrificën dhe lavdinë e të rënëve për liri, duke qëndruar pranë familjarëve të martirëve dhe duke kujtuar të vërtetën historike të Reçakut, njofton Dukagjini.

Kujtojmë se homazhe në Reçak kanë bërë edhe krerët e shtetit, Vjosa Osmani, Albin Kurti e Dimal Basha, si dhe krerët e partive opozitare, Bedri Hamza, Lumir Abdixhiku e Ramush Haradinaj.

Po ashtu prezent atje ishte edhe Ambasadori William Walker, i cili masakrën e Reçakut e bëri të njohur para botës, dhe ngriti zërin për drejtësi.

Po ashtu edhe qindra qytetarë kanë bërë homazhe në Reçak.

Shija e redaktorit

INTERVISTË| Armend Mehaj: Kosova sot është fuqi ushtarake reale –...

Ish-ministri i Mbrojtjes së Republikës së Kosovës, Armend Mehaj, ka dhënë një intervistë ekskluzive për RTV Dukagjini, e cila njëherësh shënon edhe intervistën e...

RTV Dukagjini ju uron Vitin e Ri 2026!

Me rastin e ndërrimit të motmoteve dhe hyrjes në Vitin e Ri 2026, RTV Dukagjini u përcjell urimet më të përzemërta të gjithë qytetarëve...

Prishtina feston me muzikë e fishekzjarrë, qytetarët tregojnë pritjet për...

Festa për pritjen e vitit të ri në sheshet e kryeqytetit ka nisur nga ora 18 e do të vazhdojë deri në orët e...

Të fundit nga rubrika