FSK-ja stërvitet sot në Gërmi

Komuna e Prishtinës ka njoftuar se këtë të shtunë pjesëtarë të Forcës së Sigurisë së Kosovës kanë një plan stërvitjeje ushtarake në zonën e Gërmisë.

Në njoftimin e komunës thuhet se gjatë saj periudhe do të ketë lëvizje të këmbësorisë dhe prani të pjesëtarëve të FSK-së në terren, njofton Dukagjini.

Tutje kanë bërë thirrje tek qytetarët që të mos shqetësohen.

Të fundit nga rubrika