FSK-së i shtohen specialistët e parë për sulme ajrore

Forcës së Armatosur të Kosovës I janë shtuar edhe dy specialistë për sulme ajore, pas trajnimit me Gardën Kombëtare të Iowa-s, ka bërë të ditur ministri Armend Mehaj

Pjestari i FSK-së gjatë kursit me Gardën Kombëtare të Iowa-s

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, nëpërmjet një postimi në llogarinë e tij në Faceook, ka njoftuar se Forcës së Sigurisë së Kosovës i janë shtuar specialistët e parë për sulme ajore.

Ai ka shtuar se dy ushtarakët e FSK-së bashkë me kursantët e Gardës Kombëtare të Iowa-s kanë kryer me suksese kursin e sulmit ajror dhe të rrugëzbulimit.

“Bashkë me kursantët e Gardës Kombëtare të Iowa-s, dy ushtarakët tanë përfunduan me sukses të lartë kursin e sulmimit ajror dhe rrugëzbulimit”, ka shkruar Mehaj.

Ilustrim gjatë kursit për sulm ajror, dhe rrugëzbulim

Mehaj ka theksuar se ky kurs ka sfiduar forcën, shkathtësinë, qëndrueshmërinë dhe aftësitë e pjesëmarrësve për të performuar në lartësi gjatë operacioneve ushtarake.

Gjithashtu, ai shprehu falënderime dhe mirënjohje për Gardën Kombëtare të Iowa-s.

“Falënderim dhe mirënjohje e thellë për partnerët tanë, Gardën Kombëtare të Iowa-s për këtë mundësi të shkëlqyer, sikur edhe gjithë mbështetjen e mbi një dekade”,

Postimi i Ministrit Armend Mehaj

Shija e redaktorit

Raportimet për reduktim të trupave të KFOR-it: NATO dhe Pentagoni...

Katër diplomatë të NATO-s kanë “alarmuar” Ballkanin Perëndimor e në veçanti Kosovën këtë të enjte pas deklarimit se Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA)...

Mbreti Charles III e uron Kosovën në 18-vjetorin e Pavarësisë

Mbreti i Mbretërisë së Bashkuar, Charles III, i ka dërguar një letër urimi presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, me rastin e 18...

Shpallje zyrtare në Uashington: 17 Shkurti, Dita e Pavarësisë së...

Në prag të 18-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, Ambasada e Kosovës në Uashington DC ka bërë të ditur se 17 Shkurti është...

Të fundit nga rubrika