Ftesa e Prokurorisë ndaj Bamieh vlerësohet tentim për heshtjen e saj

Njohësit e çështjeve juridike, ftesën e Prokurorisë Themelore të Prishtinës ndaj ish-prokurores së EULEX-it, Maria Bamieh në cilësinë e të dyshuarës e shohin të gabuar. Avokati Anton Nrecaj, thotë se Prokuroria tenton t’ia mbyll gojën e ish-prokurores për informatat që ajo i ka në lidhje korrupsionin e pretenduar në EULEX

Foto ilustrim, Maria Bamieh, ish-prokurorja e EULEX-it

Nga Mbretëria e Bashkuar, erdhi në Kosovë ku për shumë vite kishte shërbyer në misionin e EULEX-it, si prokurore.

Por, pasi i tha ato që i kishte planifikuar, Bamieh e kuptoi se në cilësinë e të dyshuarës do të merret në pyetje nga Prokuroria Themelore e Prishtinës.

Për juristin, Anton Ndrecaj, ftesa e Prokurorisë është tentim për ta heshtur ish-prokuroren.

“Me këtë ftesë, Prokuroria po tenton t’ia mbyllë gojën zonjës Bamieh, për shkak që brenda trajtimit të rastitit të korrupsionit ka pasur ndikim të madh politika. Hapja e rastit nga ana e prokurorisë, është e papranueshme, vertetë është për keqardhje për punën të cilën e ka bërë prokuroria. Për të cilat kanë qenë në njohuri dhe nuk kanë marrë asnjë veprim ligjor në kuadër të mandatit  dje fuqisë ligjore”, ka deklaruar Ndrecaj.

Anton Ndrecaj

Ndërsa, avokati Tomë Gashi, thotë se lëndën për ish-prokuroren Maria Bamieh, EULEX-i, ia ka lënë prokurorisë Themelore, pas skadimit të mandatit ekzekutiv të misionit.

Tomë Gashi

“Bindja ime është që këtë lëndë, i është lënë amanet Prokurorisë Themelore të Prishtinës nga Misioni i EULEX-it, dhe me këtë dëshirohet që të mbyllet njëherë e përgjithmonë, dhe të mbyllen njëherë e përgjithmonë aludimet e EULEX-it, për pretendimet e Maria Bamieh. Sidoqoftë, ne i kemi cilësinë e sinjalizueseve të mbrojtur me ligj, por në shumë raste edhe mund ta ia huqin, e sidomos ndërkombëtarët kur japin këso informata shokuese”, ka deklaruar Gashi.

Njohësit e çështjeve juridike thonë se misioni i EULEX-it, ka dështuar në Kosovë sa i përket luftimit të korrupsionit.

Shija e redaktorit

Garat e çiklizmit, edhe sot bllokim i përkohshëm i qarkullimit...

Policia e Kosovës ka njoftuar se edhe të shtunën, më 21 qershor 2025, do të ketë bllokim të përkohshëm të qarkullimit për automjetet në...

Vasfije Krasniqi rrëfen historinë e saj në OKB: Drejtësia është...

Vasfije Krasniqi ka ndarë rrëfimin e saj si e mbijetuar e dhunës seksuale në luftën e fundit në Kosovë, në Kombet e Bashkuara në...

Në ditën e çlirimit të komunës, përurohet memoriali i dëshmorëve...

Në tokën kur dikur u derdh gjak për liri, sot përjetësohen emrat që nuk do të shuhen kurrë. Në ditën e çlirimit të komunës së...

Të fundit nga rubrika