Ftesa për tifozët dhe Llapi Europian, intervistë ekskluzive e Tahir Batatinës

Në ndeshjen e fundit që skuadra e Llapit luajti në Europë në kuadër të kualifikimeve për UEFA Conference League, fundi nuk ishte ai që trajneri Tahir Batatina dhe të përzgjedhurit e tij do ta dëshironin

Tahir Batatina

Buduçnosti fitoi me rezultat 2-0, por nëse futbolli na ka mësuar diçka atëherë ajo është që asgjë nuk përfundon deri në vërshëllimën e fundit.

Të enjten me fillim në orën 20:00, 90 minuta luhen në ‘Fadil Vokrri’, e nuk përjashtohet as mundësia që të luhen 120 nëse Llapi e mbyll ndeshjen me dy gola epërsi.

Për këtë, trajneri i llapjanëve, Tahir Batatina ka kërkuar ndihmën e të gjithë tifozerive tjera, pas provokimeve në baza kombëtare që tifozët nga Mali i Zi i drejtuan te Llapi në ndeshjen e parë.

“I ftoj të gjithë qytetarët e Kosovës, të gjithë shqiptarët kudo që janë që me datën 14 të na mbështesin në ‘Fadil Vokrri’, sepse urrejtja e tifozerisë malazese ndaj kombit shqiptar më ka lënduar shumë”, u shpreh Batatina në thirrjen e tij për tifozeritë e ndryshme në Kosovë dhe jo vetëm.

Poashtu, ai foli edhe rreth vitit jubilar të krijimit të klubit dhe rëndësisë që ka një trofe pikërisht këtë sezon.

“Është ndjenjë e veçantë që në 90 vjetorin e klubit, pikërisht në atë vit të marrësh trofe”, shtoi trajneri i Llapit.

Këto, komentet e gazetarëve rreth tij, synimet e Llapit, përmirsimi i arenës “Zahir Pajaziti”, e shumë të tjera, Tahir Batatina i ka përmendur në një intervistë ekskluzive për mikrofonin e RTV Dukagjinit.

Shija e redaktorit

Tasholli: Prej 16 shtatorit, Kosova nuk do të jetë më...

Ismail Tasholli nga platforma qytetare “Liria ka Emër”, në një lidhje direkte në emisionin FIVE në RTV Dukagjini, ka folur pas konferencës së mbajtur...

Thaçi rrëfen prapaskenat e Rambujesë: Nuk isha i sigurt nëse...

Ish-presidenti i Kosovës dhe ish-drejtuesi politik i UÇK-së, Hashim Thaçi, ka rrëfyer në një intervistë të gjerë dhe ekskluzive në Debat Plus disa prej...

“Të jetoj i lirë” – Intervista e fundit e Thaçit...

Presidenti, Hashim Thaçi, do të jetë protagonist i një interviste ekskluzive në emisionin “Debat Plus” të TV Dukagjinit, e cila do të transmetohet nesër,...

Të fundit nga rubrika