Fuqizimi i ushtrisë, Maqedonci viziton Mbretërinë e Bashkuar

Në kuadër të vizitës së tij ku do të takohet me ministrin e Forcave të Armatosura të Mbretërisë së Bashkuar, ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci do të nënshkruajë edhe marrëveshjen e bashkëpunimit që synon thellimin e bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci.

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka udhëtuar për vizitë pune në Mbretërinë e Bashkuar.

Në njoftimin e Ministrisë bëhet e ditur se në kuadër të vizitës së tij ku do të takohet me ministrin e Forcave të Armatosura të Mbretërisë së Bashkuar, do të nënshkruajë edhe marrëveshjen e bashkëpunimit.

“Gjatë qëndrimit, ministri Maqedonci do të ketë takim zyrtar me Ministrin e Forcave të Armatosura të Mbretërisë së Bashkuar, z. Leo Docherty, me të cilin, do të nënshkruajë edhe Marrëveshjen e përditësuar të Bashkëpunimit që synon thellimin e bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes”, thuhet në njoftim.

Ministri po ashtu do të ketë takime me zyrtar të tjerë të lartë të Ministrisë së Mbrojtjes dhe Qeverisë britanike.

Në Ambasadën e Kosovës do të ketë takim me bashkatdhetarët. si dhe do të vizitojë kontingjentin e FSK-së në kundër të operacionit Interflex që po trajnon trupat ukrainase.

Shija e redaktorit

Përballja e madhe për Prishtinën: Rama, Çeku e Ismaili më...

Më 9 tetor, e enjte në Debat plus, do të zhvillohet një debat mes tre kandidatëve për kryetar të Prishtinës. Pjesëmarrjen e ka konfirmuar sot...

”Lufta e UÇK-së ishte një pelegrinazh”- Ish-komandant “Remi”: Në UÇK...

Rrustem Mustafa, ish-komandanti i UÇK-së për Zonën Operative të Llapit, është pyetur për Albin Kurtin nëse është veteran i UÇK-së, pasi ai e ka...

Ali Ahmeti: Dëshmia e James Rubin çmontoi propagandën kundër UÇK-së

Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, ka reaguar pas dëshmisë së dhënë nga James Rubin në gjykimin ndaj ish-krerëve të Ushtrisë...

Të fundit nga rubrika