Gabriela Hearst prezanton koleksionin e ri vjeshtë/dimër 2023

Gabriela Hearst zbuloi koleksionin e ri vjeshtë/dimër 2023, në ditën e katërt të Javës së Modës në Nju Jork

Koleksioni Vjeshtë/ Dimër

Gabriela Hearst zbuloi koleksionin e ri vjeshtë/dimër 2023, në ditën e katërt të Javës së Modës në Nju Jork, në një restorant gjigand, në zemër të Bruklin.

Modelet prezantuan me hijeshi koleksionin e stilistes me origjinë nga Uruguaji, por që jetën dhe biznesin e saj e ka ngritur mbi pasionin që ka për modën, me veshje për femra e meshkuj, me shumë të përbashkëta mes tyre.

Dhe Gabriela solli një koleksion që ajo vetë e quan të pakohë.

Me veshje me qepje minimaliste, bluze Kashmiri të plota, për femra e meshkuj, pa ndasi, në bashkëpunim edhe me shtëpinë britanike të prodhimit të këpucëve, Tricker’s. Kombinimet në çdo veshje, ishin sipas saj, perfekte.

Ngjyrat ishin po ashtu miqësore, e këtu stilistja i referohet stilit në përshtatje me natyrën. Një e artë e lehtë diku, përzier me të zezën që gjendet kudo, e kuqja e flaktë apo e bardha e leshtë.

Edhe ngjyrat palete erdhën të qeta e butë, në një miksim të kombinimeve, nga e bardha kafja dhe e zeza, tek e verdha, roza dhe e kuqja.

Në këtë video mund të shihni koleksionin Gabriela Hearst FW23 të prezantuar në Javën e Modës në Nju Jork.

 

Shija e redaktorit

Garat e çiklizmit, edhe sot bllokim i përkohshëm i qarkullimit...

Policia e Kosovës ka njoftuar se edhe të shtunën, më 21 qershor 2025, do të ketë bllokim të përkohshëm të qarkullimit për automjetet në...

Vasfije Krasniqi rrëfen historinë e saj në OKB: Drejtësia është...

Vasfije Krasniqi ka ndarë rrëfimin e saj si e mbijetuar e dhunës seksuale në luftën e fundit në Kosovë, në Kombet e Bashkuara në...

Në ditën e çlirimit të komunës, përurohet memoriali i dëshmorëve...

Në tokën kur dikur u derdh gjak për liri, sot përjetësohen emrat që nuk do të shuhen kurrë. Në ditën e çlirimit të komunës së...

Të fundit nga rubrika