Gashi dhe Hoxha polemizojnë: Kjo fushatë e butë më shumë i përshtatet VV-së sesa ajo e shkurtit

Analisti Astrit Gashi dhe analisti Ylli Hoxha kanë polemizuar në emisionin Debat Plus lidhur me fushatën për zgjedhjet e parakohshme nacionale, të cilat do të mbahen më 28 dhjetor.

Ylli Hoxha i ka thënë Astrit Gashit se Vetëvendosja reale është Vetëvendosja e qeverisjes katërvjeçare. Sipas tij, Vetëvendosja gjatë qeverisjes katërvjeçare nuk ka qenë radikale, gjë që ka nxitur reagimin e Gashit, i cili ka kundërshtuar këtë vlerësim duke theksuar se gjuha e përdorur ka qenë radikale.

“Në gjuhë, në nënçmim të qytetarëve”, ka thënë Gashi, derisa Hoxha ka pyetur se cili ka qenë radikalizmi në arsim dhe shëndetësi. Në këtë kontekst, Gashi ka deklaruar se “s’ka pasur radikalizim për të mirë në arsim”.

Hoxha ka thënë se fushata e butë i përshtatet shumë mënyrës së qeverisjes së Lëvizjes Vetëvendosje.

“Sepse ajo e shkurtit ka pasur diskrepancë me veprimin”, ka thënë Hoxha, ndërsa Gashi ka theksuar se qeverisja e Vetëvendosjes ka qenë e ashpër në qëndrim.

Shija e redaktorit

Ndihmat humanitare nga Kosova për Gazën nisen me anije nga...

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka bërë të ditur se anija e ngarkuar me ndihma humanitare nga Kosova për Gazën është nisur nga porti i...

Dukagjini prezanton serinë e re të lektyrave në Prishtinë: “Kutia...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” ka promovuar sot në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës serinë e re të Lektyrave shkollore për klasat 1–5, në një aktivitet që...

Shkolla “Ismail Qemali” anëtarësohet në UNESCO Education Charter Club

Shkolla fillore e mesme e ulët “Ismail Qemali” në Prishtinë ka marrë konfirmimin zyrtar për themelimin e “Ismail Qemali UNESCO Education Charter Club”, duke...

Të fundit nga rubrika