Gashi: Do të kemi qeveri jo kompetente – te zgjedhja e presidentit do ta shohim rolin e opozitës

Analisti politik Astrit Gashi ka vlerësuar se Kosova rrezikon të ketë një qeveri jo kompetente në shumicën e fushave, veçanërisht në ato që lidhen me zhvillimin e vendit.

Duke folur në Debat Plus, Gashi tha se kjo situatë mund të vijë si pasojë e refuzimit të kryeministrit Albin Kurti për të ofruar bashkëqeverisje.

Sipas tij, problemi kryesor nuk lidhet vetëm me qeverinë, por edhe me rolin e opozitës, të cilin e cilësoi si inekzistent.

“Problemi për neve është se si është opozita dhe çfarë roli luan në këtë punë – zero”, ka deklaruar Gashi.

Ai shtoi se testi i vërtetë për opozitën do të jetë zgjedhja e presidentit, ku sipas tij do të shihet nëse ajo do të veprojë e frikësuar nga rezultati zgjedhor apo do të mbrojë parimet e saj politike.

“Problemi është që ne do ta kemi një qeveri jo kompetente, në shumicën e fushave ka me qenë jo kompetente dhe më se shumti ka me qenë në fushat që kanë të bëjnë me zhvillimin e vendit. Pse ndodh kjo, sepse Kurti nuk do të ofrojë bashkëqeverisje sepse mundet mos të ofrojë bashkëqeverisje. Por nuk ka njerëz, duhet të kërkojë që të marrë njerëz, problem për neve është si është opozita çfarë roli luan në këtë punë, zero. Te zgjedhja e presidentit aty kemi për ta parë tonin e opozitës. Ka me qenë duke vuajtur e frikësuar nga rezultati zgjedhor apo opozitë që partitë do të vendosin parimet e tyre politike”, ka deklaruar ai.

Shija e redaktorit

INTERVISTË| Armend Mehaj: Kosova sot është fuqi ushtarake reale –...

Ish-ministri i Mbrojtjes së Republikës së Kosovës, Armend Mehaj, ka dhënë një intervistë ekskluzive për RTV Dukagjini, e cila njëherësh shënon edhe intervistën e...

RTV Dukagjini ju uron Vitin e Ri 2026!

Me rastin e ndërrimit të motmoteve dhe hyrjes në Vitin e Ri 2026, RTV Dukagjini u përcjell urimet më të përzemërta të gjithë qytetarëve...

Prishtina feston me muzikë e fishekzjarrë, qytetarët tregojnë pritjet për...

Festa për pritjen e vitit të ri në sheshet e kryeqytetit ka nisur nga ora 18 e do të vazhdojë deri në orët e...

Të fundit nga rubrika