Gashi: Draft-statuti i Asociacionit i jep Serbisë bashkëqeverisje në Kosovë

Analisti Dardan Gashi ka thënë se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, duhet t’i ndalë tentativat “kinse po e shpëton Kosovën nga ndarja”

Analisti Dardan Gashi

Analisti Dardan Gashi ka thënë se draft-statuti i Asociacionit të Komunave me Shumicë serbe i jep Serbisë bashkëqeverisje në Kosovë.

Në emisionin “Debat Plus”, ku po diskutohet për draft-statutin e Asociacionit, Gashi ka thënë se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, duhet t’i ndalë tentativat “kinse po e shpëton Kosovën nga ndarja”.

“Ky draft i jep Serbisë bashkëqeverisje në Kosovë, jo serbëve të Kosovës. Institucionet që deri tash janë qeverisur prej Serbisë në mënyrë gjysmëlegalë (arsimi e shëndetësia), tash e tutje qeverisen në mënyrën të drejtpërdrejtë përmes Asociacionit, financohen dhe qeverisen drejtpërdrejt prej Beogradit. Albin Kurti duhet t’i ndalë tentativat që t’i kthejë kinse ky po e shpëton Kosovën prej ndarjes, ky e ka ndarë Kosovën, por po mundohet t’i fshehë këmbët. Ai duhet t’i ndalë këto maskarada, duhet të pranojë edhe tregojë pse erdhi deri në këtë ditë që ta ndërrojë atë luftën e tij kundër Zajednicës”, thotë Gashi.

Sipas Gashit, deri në këtë dokument, “veriun e kemi pasur kryesisht jashtë kontrollit, në këtë dokument i kemi edhe gjashtë komunave tjera prej kontrollit”.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika