Gashi i “Sierra Lab” me akuza të rënda ndaj Rozeta Hajdarit: Po përdor aparatin shtetëror për shantazh dhe presion

Kompania laboratorike Sierra Lab sh.p.k ka dalë sot me një deklaratë publike, duke akuzuar ministren në detyrë të Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, për përdorim të mekanizmave shtetërorë me qëllim shantazhimin e kompanisë dhe presion ndaj fjalës së lirë.

Përfaqësuesi i kompanisë, Jakup Gashi, tha se dy kallëzimet penale të ngritura ndaj tij nga MINT dhe Inspektorati Qendror i Tregut janë rrëzuar plotësisht nga Prokuroria Speciale dhe Prokuroria Themelore, duke vërtetuar se Sierra Lab nuk ka kryer asnjë shkelje ligjore.

Deklarata e plotë:

DEKLARATË PËR SHTYP DHE PUBLIKUN

Subjekti: Rënia e Dy Kallëzimeve Penale / Presion Shtetëror Kundër Fjalës së Lirë

Unë, Jakup Gashi Përfaqësuesi I Sierra Lab sh.p.k, i drejtohemi opinionit publik dhe partnerëve ndërkombëtarë pas vendimeve kyçe nga sistemi i drejtësisë, të cilat konfirmojnë integritetin tonë dhe shpalosin përpjekjet për presion shtetëror.

Drejtësia flet! Çështjet tona ligjore mbyllem me Vendime në Favorin Tonë nga Prokuroria Speciale dhe Themelore

Jakup Gashi Sierra Lab sh.p.k njofton publikun e gjerë se ka marrë konfirmime zyrtare dhe përfundimtare nga institucionet ligjzbatuese të Kosovës, të cilat dëshmojnë pafajësinë dhe veprimin tonë konform ligjit.
Vendimet e marra nga dy institucione kyçe konfirmojnë mbylljen ligjore të procedurave:

1.Vendimi i Prokurorisë Speciale: Kemi pranuar shkresën konfirmuese se nuk kemi qenë objekt i hetimeve në asnjë rrethanë. Kjo vjen pavarësisht deklaratës publike të ish-Ministres së MINT (mbledhja plenare e Kuvendit, 2 dhjetor 2024) për dërgimin e rasteve të korrupsionit në prokurori. Po ashtu, theksojmë se gjatë kësaj periudhe kemi pasur kontrolla nga Administrata Tatimore dhe Inteligjenca Financiare, raportet e të cilave kanë rezultuar në favorin tonë, pa gjetur asnjë shkelje ligjore.

2.Vendimi i Prokurorisë Themelore: Ky institucion e ka hedhur poshtë kallëzimin penal të ngritur nga MINT,Inspektorati Qendror i Tregut kundër nesh lidhur me postimin tonë publik për mungesën e kontrollit të cilësisë së derivateve, duke e cilësuar atë zyrtarisht si të pabazuar.
Këto vendime të dyja Prokurorive vërtetojnë qartë se të gjitha veprimet tona kanë qenë të drejta dhe transparente.

KONFIRMIM ZYRTAR ZERO VEPRIME KRIMINALE

Dokumentet e pranuara nga Prokuroria Speciale dhe Prokuroria Themelore vërtetojnë pafajësinë tonë:

Prokuroria Speciale ka konfirmuar zyrtarisht, se edhe pas kontrolleve nga Administrata Tatimore dhe Inteligjenca Financiare, ne nuk kemi qenë objekt i asnjë hetimi aktiv.
Ky fakt hedh poshtë narrativën e përhapur nga ish-Ministrja e MINT (Mb. Plenare e Kuvendit, 2 dhjetor 2024) për gjetjen dhe dërgimin e “rasteve të korrupsionit” në prokurori.

Prokuroria Themelore hodhi poshtë pa mëdyshje kallëzimin penal të ngritur nga MINT-Inspektorati Qendror i Tregut, duke e cilësuar si të pabazuar – një kallëzim i ngritur kundër nesh për shkak të shprehjes së shqetësimit publik lidhur me cilësinë e derivateve.

Ky konstatim i Prokurorisë Speciale, i cili flet për zero veprime kriminale gjate hetimit, bie ndesh me deklaratën publike të ish-Ministres Rozeta Hajdari, e cila, në Transkriptin e Mbledhjes Plenare të Kuvendit të Republikës së Kosovës, të mbajtur më 2 dhjetor 2024, theksonte:

CITAT I ISH-MINISTRES ROZETA HAJDARI:
“Kur e morëm mandatin në Ministrinë e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, në mars 2021, kemi gjetur, kemi anuluar dhe dërguar në prokurori shumë veprime të dëmshme të së kaluarës. Kemi gjetur keqpërdorime në sektorin e naftës, në emërimet e trupave vlerësues të konformitetit për materiale të ndërtimit, për Inspektoratin e Tregut të Naftës, për Metrologji dhe më shumë. Janë më shumë 20 raste të cilat i kemi dorëzuar në prokurori dhe kjo konkludon se aty kishte zënë vend korrupsioni.”

PËRDORIMI I MEKANIZMAVE SHTETËRORË

Fakti që Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë ngriti kallëzim penal kundër një qytetari që kërkonte kontrollin e cilësisë së derivateve, tregon përdorimin e aparatit shtetëror për qëllime të shantazhit dhe presionit, e jo për zbatimin e ligjit.

Ne dëshirojmë të theksojmë se veprimet e tilla të MINT, që nga viti 2021 përfshirë mos-autorizimin tonë sierra lab sh.p.k si laborator testues, janë pjesë e një fushate të vazhdueshme persioni shtetëror me qëllim mbylljen e gojës dhe shuarjen e fjalës së lirë dhe punes se ndershme dhe profesionale .

Ne kërkojmë hetimin urgjent të MINT dhe Inspektoratit për manipulimet dhe mos-kontrollin e cilësisë së derivateve. Qeveria duhet të jetë në shërbim të qytetarëve, dhe jo në shërbim të klaneve, duke favorizuar palë të caktuara – një veprim që ligjet tona e cilësojnë si formë të korrupsionit.

Mirënjohje për Vëmendjen Ndërkombëtare

Shprehim falënderimet tona për institucionet vendore të drejtësisë për trajtimin korrekt të lëndës.

Një falënderim i veçantë i drejtohet Znj. Kaja Kallas, Shefit të Misionit EULEX dhe Ambasadave të akredituara në Kosovë për vëmendjen e tyre të veçantë. Ky interes ka qenë vendimtar në garantimin e transparencës dhe përputhshmërisë me standardet e larta ligjore gjatë gjithë procesit.

Ne vazhdojmë punën tonë me përkushtim dhe integritet të plotë, duke besuar fort te sundimi i ligjit.

Ne vazhdojmë të jemi të zotuar për pune profesionale,pune te ndershme,fjalën e lirë, integritetin dhe luftën për transparencë, duke besuar se sundimi i ligjit do të triumfojë mbi presionin politik.

FALËNDERIM DREJTUAR PUBLIKUT DHE MEDIAVE
Në këtë moment, dëshiroj të shpreh falënderimin tim më të thellë dhe të sinqertë ndaj opinionit publik, qytetarëve të Kosovës dhe mediave që na mbështetën.
Këto 15 vite kanë qenë një rrugëtim i lodhshëm dhe plot presion. Megjithatë, ne ia dolëm të pasqyrojmë të vërtetën lidhur me cilësinë e naftës dhe produkteve të tjera.
Ishte pikërisht mbështetja kurajoze e qytetarëve të ndershëm të vendit tonë dhe e mediave profesionale që na dha forcën dhe mbështetjen e nevojshme për të vazhduar punën tonë në interesin e përgjithshëm të konsumatorëve.
Ju faleminderit që qëndruat me ne dhe që besuat në profesionalizim ,dhe transparencë tonë

Jakup Gashi
Sierra Lab sh.p.k
Prishtine 17.12.2025

Shija e redaktorit

Ndihmat humanitare nga Kosova për Gazën nisen me anije nga...

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka bërë të ditur se anija e ngarkuar me ndihma humanitare nga Kosova për Gazën është nisur nga porti i...

Dukagjini prezanton serinë e re të lektyrave në Prishtinë: “Kutia...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” ka promovuar sot në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës serinë e re të Lektyrave shkollore për klasat 1–5, në një aktivitet që...

Shkolla “Ismail Qemali” anëtarësohet në UNESCO Education Charter Club

Shkolla fillore e mesme e ulët “Ismail Qemali” në Prishtinë ka marrë konfirmimin zyrtar për themelimin e “Ismail Qemali UNESCO Education Charter Club”, duke...

Të fundit nga rubrika