Gashi ka një kërkesë: Jepini Kurtit afatin 15 ditor për qeverinë e re

Avokati Tomë Gashi ka komentuar situatën aktuale politike në vend, duke pranuar publikisht se jo gjithmonë parashikimet e tij dalin të sakta. Në emisionin “Five”, Gashi u shpreh se një prej rasteve të fundit ku nuk e kishte parashikuar mirë situatën ishte rreth dy javë më parë, kur pritej që Albulena Haxhiu të zgjidhej kryetare e Kuvendit të Kosovës përmes një votimi të fshehtë.

“Kishte premtime jo shumë publike, por dihej që do të bëhej vota për këtë komision për votim të fshehtë dhe do të zgjidhej Albulena Haxhiu përfundimisht si kryetare e Parlamentit të Kosovës, pastaj do të zgjidheshin edhe pesë nënkryetarët, duke e zgjidhur kështu një bllokadë që për mua është krejtësisht false dhe e panevojshme,” tha avokati Gashi.

Ai shtoi se kjo bllokadë parlamentare është e panevojshme dhe se partitë politike po e përdorin atë për të testuar kryeministrin Albin Kurti.

“Nëse partitë opozitare mendojnë se Albin Kurti nuk i ka votat për Qeverinë Kurti 3, atëherë duhet ta tejkalojnë këtë ngërç artificial dhe t’ia japin Kurtit mundësinë ligjore prej 15 ditësh, duke përfshirë edhe vikendet, që të dalë publikisht me 61 deputetë për formimin e qeverisë së re,” theksoi Gashi gjatë intervistës.

Shija e redaktorit

Pengesë vetoja ruse, “tani Kosova ka numër njohjesh për anëtarësim...

Bahamet u bënë shteti i katërt që njeh Kosovën vetëm brenda vitit 2025, duke shënuar një ringjallje të këtij procesi pas një periudhe shterpe...

Ndihmat humanitare nga Kosova për Gazën nisen me anije nga...

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka bërë të ditur se anija e ngarkuar me ndihma humanitare nga Kosova për Gazën është nisur nga porti i...

Dukagjini prezanton serinë e re të lektyrave në Prishtinë: “Kutia...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” ka promovuar sot në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës serinë e re të Lektyrave shkollore për klasat 1–5, në një aktivitet që...

Të fundit nga rubrika