Gashi: Kurti i bëri dëme të mëdha Kosovës, tash po provon të ofrojë opsione për Asociacionin

Shefi i grupit parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, e ka akuzuar kryeministrin e vendit, Albin Kurti se pasi e ka parë çfarë dëmi i ka shkaktuar vendit, po provon të ofrojë opsione të tjera

Shefi i grupit parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Arben Gashi,

Shefi i grupit parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, pas mbledhjes së qeverisë ka thënë se Kosova e ka humbur mundësinë që ta shkruajë draftin për Asociacionin

Gashi e ka akuzuar kryeministrin e vendit, Albin Kurti, se pasi e ka parë çfarë dëmi i ka shkaktuar vendit, po provon të ofrojë opsione të tjera.

“Kryeministri e ka bë dëmin për më shumë se 365 ditë, Kosova është në sanksione pse nuk e ka bërë më herët. Tash pasi e ka bë dëmin e ofron një apo disa opsione. Kurti reagon, merr vendime dhe veprime të cilat janë më të këqija të mundshme në këto vite me bisedimet me Serbinë. Marrëveshjet i zbaton me të këqija se ato paraprake. Kosova e ka humbë mundësinë për të shkruar draftin, është një dëm për Kosovën që mbetet me pasoja si në aspektin e ndëshkimeve në formën e sanksioneve”, ka thënë Gashi.

Ndryshe, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka bërë një analizë të propozimeve për Asociacionin, duke shprehur vendosmërinë e tij për të mos bërë gabime në këtë çështje.

Ai e ka kritikuar propozimin e paraqitur nga i dërguari special i BE-së për Ballkanin Perëndimor, Miroslav Lajçak, duke e cilësuar të domosdoshme që ky draft të dërgohet për shqyrtim në Komisionin e Venecias.

Kurti ka theksuar se marrëveshja e vitit 2013 në mes të ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, dhe ish-kryeministrit të Serbisë, Ivica Daçiç, përshkruan një model të mundshëm për asociacionin me pesëmbëdhjetë pikë.

Megjithatë, ai ka akuzuar Serbinë për shkeljen e kësaj marrëveshjeje, duke thënë se 60% e saj është shkelur nga Serbia.

“Asociacioni është i shprehur në dy marrëveshje në mesin e 39 marrëveshjeve që kanë bërë pararendësit e mi me Beogradin. Atje janë marrëveshjet, nuk e mohoj ekzistencën e tyre. Por, marrëveshja e vitit 2013 e nënshkruar mes Thaçit dhe Daçiç, i ka 15 pika, 6 prej tyre janë për Zajednicën… Marrëveshjen më të dashur që ka Serbia kërkon 6 nga 15 pika që ta respektojë dhe ta zbatojmë ne. 60% që e ka shkelur, nuk do që ta zbatojë. Në 2022, Beogradi dha urdhër në veri për zyrtarët që të tërhiqen nga sistemi i Kosovës. Nuk mund të kërkosh nga unë të zbatoj 40% e marrëveshjes, kur vetë ke shkelur 60%”, ka deklaruar Kurti për A2CNN.

Kurti ka potencuar qëndrimin e tij se nuk mund të pranojë propozimet e reja pa shqyrtim të thellë, duke insistuar që Komisioni i Venecias të jetë i përfshirë në procesin e shqyrtimit të tyre.

 

“S’mund të gaboj me Asociacionin”, Kurti kërkon që drafti i Lajçakut të çohet në Komisionin e Venecias

Shija e redaktorit

Klinika e Onkologjisë dhe Emergjenca e QKUK-së përfitojnë donacion pajisjesh...

Klinika e Onkologjisë dhe shërbimi i Emergjencës në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës kanë pranuar një donacion të ri pajisjesh mjekësore nga organizata joqeveritare...

Librat e verës nga “Dukagjini”, zgjedhjet më të mira për...

Vera është koha ideale për aventura, por jo të gjitha ndodhin jashtë. Disa nga udhëtimet më të paharrueshme ndodhin brenda faqeve të një libri....

Shtëpia botuese “Dukagjini” propozon 9 libra që mund t’ju shoqërojnë...

Vera nuk është vetëm koha e pushimeve, por edhe e rikthimit te vetja. Në këtë periudhë kur ditët janë më të gjata e ritmi...

Të fundit nga rubrika