Gashi insiston se Kurti s’do ta pranojë Asociacionin si kusht për anëtarësim në KiE

Juristi Tomë Gashi ka insistuar se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, nuk do ta pranojë Asociacionin si kusht për anëtarësim në Këshillin e Evropës

Juristi Tomë Gashi ka thënë se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, nuk do t’a pranojë Asociacionin si kusht për anëtarësim në Këshillin e Evropës.

Ai në emisionin FIVE, ka përjashtuar mundësinë e pranimit të draft statutit për shkak të shqetësimeve për sovranitetin e Kosovës.

Gashi ka theksuar se Kurti po vepron në mënyrë të drejtë duke mos pranuar draftin e Asociacionit me çdo kusht për pushtet.

“Ajo që tani po e dimë jo të gjitha por së paku dy apo tri shtet si Franca Gjermania Italia kërkojnë paraprakisht para pranimet të Kosovës në KiE që të dërgohet draft statuti i Asociacionit inekzistenc në Gjykatë Kushtetuese. Unë nuk besoj që dikush e ka pranuar atë draft, nuk është zyrtar deri më tani nuk besoj që ka prova se draft statutin e ka pranuar Qeveria e Kosovës. Ai ka pasur vërejtjet e draftit dhe këto s’janë marrë parasysh fare. Mendoj se Kurti është duke vepruar drejtë pamarre parasysh që dikush mendon se ai për të qenë në pushtet duhet të pranonte gjithçka, ai nuk është si disa të tjerët”, ka deklaruar Gashi.

Ai gjithashtu ka thënë se Kurti ka vërejtur problemet e draftit dhe refuzon ta pranojë atë pa u siguruar që interesat dhe sovraniteti i Kosovës janë të mbrojtura.

Gashi ka vlerësuar se një Asociacion me kompetenca ekzekutive, nën kushtet e Kurtit, nuk mund të realizohet.

“Ky Asociacion do të ishte shkatërrimtar për sovranitetin e Kosovës… Gabriel Escobar të bëj draft statute për vete jo për Kosovën. Me Kurtin si në pozitë si në opozitë Asociacion të tillë posaçërisht me kompetenca ekzekutive nuk bëhen, dihet fuqia e Vetëvendosjes”, ka deklaruar Gashi.

Shija e redaktorit

Lansohet platforma e-Komuna, Kurti: Drejt një qeverisjeje digjitale me fokus...

Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal ka organizuar të premten ceremoninë e lansimit të shërbimeve të e-Komuna, e cila është pjesë e platformës shtetërore...

ASK: Në Kosovë s’ka rënie të madhe të numrit të...

Procesi i regjistrimit të popullsisë në Kosovë përfundon këtë të premte, pas fillimit të tij më 5 prill, rezultatet preliminare të të cilit pritet...

Osmani bisedon me homologun gjerman, diskuton rëndësinë e anëtarësimit të...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, të martën mbrëma ka zhvilluar një bisedë telefonike me homologun gjerman, Frank-Walter Steinmeier. Në një postim në rrjetin social "X",...

Të fundit nga rubrika