Gashi me kritika: Kurti dhe Osmani e kanë tradhtuar elektoratin, kriza më e thellë institucionale vjen nga këta dy persona

Analisti Dardan Gashi, në emisionin “Debat Plus”, ka deklaruar se presidentja Vjosa Osmani dhe kryeministri Albin Kurti e kanë tradhtuar elektoratin e tyre dhe se kriza politike në vend po ndodh pikërisht për shkak të tyre.

Sipas tij, situata aktuale politike është rezultat i përplasjes mes dy liderëve që dikur premtonin ndryshim për qytetarët.

“Para pesë vjetësh këta i kanë treguar elektoratit që kur të vijnë këta në pushtet, këtu ka me u bë parajsë. Qe ku jemi sot – kriza më e thellë institucionale e këtij vendi ndodh prej këtyre dy personave, Albin Kurti e Vjosa Osmani”, ka thënë Gashi.

Ai e ka krahasuar situatën mes tyre me një ndarje brenda një familjeje, duke përdorur metaforën e “babait dhe mamit”.

“Kjo çfarë po ndodh mes tyre është si një çift që ndahen, babi e mami, dhe gjykata duhet të vendosë kush ka të drejtë”, është shprehur ai.

Gashi shtoi se tashmë qytetarët duhet të presin vendimin e Gjykatës Kushtetuese.

“Tash na duhet me prit deri më 31 mars me pa a ka baba a ka mami të drejtë”, ka deklaruar ai.

Sipas tij, gjithë kjo situatë politike që po zhvillohet në vend ka qenë e programuar paraprakisht.

Shija e redaktorit

Dukagjini Resort dhe The Northern prezantohen në panairin më të...

Projekti Dukagjini Resort së bashku me The Northern do të marrin pjesë në MIPIM Cannes, panairin më të madh ndërkombëtar patundshmërisë në botë. Projekti do...

“Dukagjini” mbajti seminarin “mirëqenia psikologjike e mësimdhënësve dhe vetëkujdesi”

Qindra mësimdhënës nga shkolla të ndryshme nga mbarë vendi u bashkuan në seminarin e organizuar nga shtëpia botuese “Dukagjini”, me temë “Mirëqenia psikologjike e...

Raportimet për reduktim të trupave të KFOR-it: NATO dhe Pentagoni...

Katër diplomatë të NATO-s kanë “alarmuar” Ballkanin Perëndimor e në veçanti Kosovën këtë të enjte pas deklarimit se Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA)...

Të fundit nga rubrika