Gashi: Mungesa e sigurimit shëndetësor për policët, defekti më i madh i policisë

Ish-pjesëtarja e Policisë së Kosovës dhe avokatja Fehmije Gashi ka ngritur shqetësime për mungesën e sigurimeve shëndetësore për policët

Ish-pjesëtarja e Policisë së Kosovës, tani avokate, Fehmije Gashi, ka ngritur shqetësime për mungesën e sigurimeve shëndetësore për policët, duke e cilësuar këtë si defektin më të madh në institucionin e Policisë së Kosovës.

Në “FIVE” në Dukagjin, Gashi ka vlerësuar heroizmin e policisë gjatë kohëve të fundit, pavarësisht kushteve të vështira.

“Të çështja e mbulesës shëndetësore është defekti më i madh. Madje Policia me sa jam në dijeni, përveç njësisë speciale nuk i kanë shujtat e ushqimit. Edhe lind pyetja si mund të jetë fizikisht një polic, sepse e kanë një orar të punës, mirëpo ndonjëherë nuk i dihet, sepse të jesh polic do të thotë të jesh 24 orë në shërbim të atdheut. Vërtet policia e jonë ka treguar një heroizëm, sidomos kohëve të fundit.. e ka kthyer sovranitetin e Kosovës në territorin e Kosovës”, ka thënë Gashi në “FIVE” të Dukagjinit.

Shija e redaktorit

Distria Krasniqi ia siguron Kosovës medaljen e artë në Kroaci

Xhudistja Distria Krasniqi e ka fituar medaljen e artë në Grand Prixin që po mbahet në Zagreb të Kroacisë. Krasniqi ka vazhduar dominimin e plotë...

Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të nxënësit,...

Një epokë e re e të mësuarit ka nisur për nxënësit e klasave të para! Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të parë...

Panairi i Librit në Tiranë: “Dukagjini” me 50% zbritje, stenda...

Në Tiranë ndihet kudo aroma e librit! Panairi i 28-të i Librit në Pallatin e Kongreseve ka hapur dyert dhe, si çdo vit, Shtëpia...

Të fundit nga rubrika