Gashi: Në Kosovë bizneset kanë kamera biometrike, kurse policia jo

Gazetari hulumtues në BIRN, Kreshnik Gashi, ka theksuar se në Kosovë bizneset kanë kamera biometrike, kurse policia nuk ka kamera të tilla

Gazetari hulumtues nga BIRN, Kreshnik Gashi, ka thënë se është e nevojshme vendosja e kamerave të sigurisë në kryeqytet, për shkak se një numër i madh i krimeve janë zbuluar përmes kamerave ilegale, që janë përdorur nga mekanizmat e tjerë në vend.

Në emisionin “Debat Plus” në RTV Dukagjini, ku po diskutohet për vendosjen e kamerave me inteligjencë artificiale, Gashi ka theksuar se problemi është se në Kosovë bizneset kanë kamera biometrike, kurse policia nuk ka kamera të tilla.

“Kamerat e sigurisë në Prishtinë është e nevojshme t’i kemi, për shkak se një numër i madh i krimeve janë zbuluar në Prishtinë për shkak të kamerave ilegale që janë përdorur nga mekanizmat e tjerë në vendin tonë”, tha ai.

“Elementi i dytë është a kemi kamera të tilla të vendosura në hapësira të tjera që nuk menaxhohen prej institucioneve publike, sa të duash. Kemi bërë një hulumtim në muajin dhjetor dhe në secilin dyqan ku shiten kamerat e sigurisë kemi parë që shiten kamera biometrike… pse na ndodh kjo, kush i mban këto të dhëna, kush po i përpunon këto të dhëna, ende është mister. por problemi është se në Kosovë bizneset kanë kamera biometrike, policia nuk ka kamera biometrike, në Kosovë njerëzit që menaxhojnë hotelet, spitalet, biznese, kanë kamera dhe përpunojnë të dhëna biometrike në kundërshtim me ligjin, dhe këto pajisje janë lejuar të importohen në Kosovë, problemi i parë pra është te dogana që lejon të importohet pajisja pa e kontrolluar se kush do ta përdorë atë”, shtoi Gashi.

Gashi potencoi se ekzistojnë dhjetëra institucione që kanë të vendosura kamerat e sigurisë e të cilat mbikëqyrin hapësirat publike.

“Pastaj vjen problemi tjetër se kush i menaxhon kamerat e sigurisë. Kemi dhjetëra institucionet që kanë të vendosura kamerat e sigurisë, të cilat mbikëqyrin hapësirat publike dhe të cilat i kanë te sigurimi i institucioneve”.

Gashi, po ashtu, sqaroi se mesazhet telefonike përgjohen në Kosovë vetëm me urdhër të prokurorisë të konfirmuar nga gjykata. Ai theksoi se policia nuk mund t’i ketë ato pa e pasur konfirmimin.

Shija e redaktorit

Presidentja Osmani dekoron Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka dekoruar sot Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”, si vlerësim për kontributin e tij mbi tri dekada për...

Shqipëria hap kapitujt e fundit të negociatave për anëtarësim në...

Shqipëria ka hapur sot kapitujt e fundit të negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian, duke përfshirë bujqësinë, sigurinë ushqimore, peshkimin, politikën rajonale dhe dispozitat...

Shqipëria hap grupkapitullin e fundit të negociatave në Bruksel

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama sot në Bruksel do të marr pjesë në Konferencën e 7-të Ndërqeveritare Shqipëri–Bashkimi Evropian, gjatë së cilës do të...

Të fundit nga rubrika