Gashi: Në “Shtëpinë e Verdhë” nuk ka pasur kurrë pjesëtarë të UÇK-së, raporti i Dick Martyt është raport politik

Senatori zviceran, Dick Marty, në vitin 2010 nxori në publik një raport, ku i inkriminonte ish-krerët e UÇK-së edhe në trafikim organesh në një shtëpi në Shqipëri, e njohur si "Shtëpia e Verdhë". Sipas avokatit Tomë Gashi, një raport i tillë ishte raport politik. Ai ka theksuar se asnjë nga pjesëtarët e UÇK-së nuk ishin asnjëherë prezent në "Shtëpinë e Verdhë"

Avokati Tomë Gashi
Avokati Tomë Gashi

Avokati Tomë Gashi ka deklaruar se në “Shtëpinë e Verdhë” nuk ka pasur asnjëherë pjestarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Senatori zviceran, Dick Marty, në vitin 2010 nxori në publik një raport, ku i inkriminonte ish-krerët e UÇK-së edhe në trafikim organesh në një shtëpi në Shqipëri, e njohur si “Shtëpia e Verdhë”.

Në “FIVE” të RTV Dukagjini, është avokati Tomë Gashi, ai i cili thotë se pjestarët e UÇK-së nuk ishin asnjëherë në atë territor.

“Aty nuk ka pasur kurrë ish-pjestarë të UÇK-së, asnjë pjestar i UÇK-së nuk ka qenë fare në shtëpinë e zotit Mercin Katuçi në fshatin Gur…ata nuk ka qenë kurrë në atë territor, mirëpo inskenimi ka mundur, unë tash po aludoj që ka qenë një shtëpi specifike për atë kohë, meqënëse kanë jetuar mbi 20 antarë të atë shtëpi. Ka qenë relativisht më e madhe se të tjerat në rrethinë dhe ka qenë në një pjesë kodrinore që në atë kohë ka qenë pak më e vështirë që të shkohet deri tek ajo shtëpi… ne me mediat kemi shkuar prej Prishtinës, është rreth 3 orë rrugë…”, ka deklaruar ai.

Sipas Gashit, i cili thotë se e gjithë situata ishte një inskenim, e njëjta kishte një tjetër qëllim.

“Nuk e di kush u ka dhanë ide që të identifikohet kjo shtëpi, por nëse do të identifikohej kjo, do të identifikohej një tjetër. Po ju garantoj që këtu ka pasur implikm të lloj-lloj shërbimeve sekrete, detyrimisht kanë dashur që ta fajësojnë kombin shqiptar, prandaj inskenimi është bërë atje”, ka deklaruar ai.

Ndër të tjera, avokati Gashi e ka quajtur “politik” raportin e Dick Martyt.

“Raporti i Dick Martyt është raport politik, pastaj e kemi raportin e prokurorit Williamson, i  cili ka punuar në kuadër të emisionit të EULEX-it…dhe nuk kanë gjetur kurrfarë prova”, ka deklaruar ai.

Gashi vlerëson se njolla që ka hedhur ky raport do të jetë prezente në historinë e Kosovës, dhe se kjo e fundit do ta ketë për barrë Gjykatën Speciale.

Këto pretendime të Martyt nuk janë përfshirë fare në aktakuzën e Zyrës së Prokurorit të Specializuar, që ka ngritur kundër Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit.

Shija e redaktorit

Voton Bujar Osmani, kandidat për president i Maqedonisë Veriore

Kandidati për president i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, ka votuar. Në një deklaratë para medieve, Osmani inkurajoi qytetarët të dalin në numër sa më...

Presidentja Osmani nderohet me Çmimin e Evropës nga Fondacioni Pan-Europian

Fondacioni Fondacioni Pan-Evropian Richard Coudenhove-Kalergi i ka ndarë Presidentes së Kosovës Vjosa Osmani, çmimin e ‘Evropës’, për përkushtimin e saj ndaj raporteve me partnerët...

Nis ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë...

Ka filluar ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë së Kosovës. Sot diplomojnë 445 kadetë të Policisë së Kosovës. Kryeministri i Republikës së Kosovës,...

Të fundit nga rubrika