Gashi: Nga takimi i Bislimit në Bruksel, u kuptua se Serbia po kërkon ndryshimin e kufijve të Mitrovicës Veriore

Arben Gashi, deputet i LDK-së, ka thënë se Serbia po kërkon ndryshimin e kufijve të Mitrovicës Veriore

Shefi i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Arben Gashi, ka ngritur shqetësime lidhur me kërkesat e Serbisë, pas takimit të zëvendëskryeministrit Besnik Bislimi në Bruksel me emisarin e BE-së për dialog, Miroslav Lajçak.

Sipas Gashit, gjatë këtij takimi u bë e qartë se Serbia po kërkon ndryshimin e kufijve të Mitrovicës Veriore, një kërkesë që ai e konsideron si të papranueshme.

“Nga takimi i zëvendëskryeministrit Besnik Bislimi me përfaqësuesin e Serbisë në Bruksel, u kuptua se Serbia, ndër të tjera, po kërkon ndryshimin e kufijve të Mitrovicës Veriore. Kjo kërkesë është e papranueshme, pasi kufijtë e komunave janë tashmë të vendosur dhe ndryshimi i tyre paraqet rrezik për sigurinë dhe stabilitetin. Për më tepër, çdo ndryshim i kufijve komunalë do të shkelte propozimin gjithpërfshirës të Pakos Ahtisaari”, ka shkruar Gashi në Facebook.

Shija e redaktorit

INTERVISTË| Armend Mehaj: Kosova sot është fuqi ushtarake reale –...

Ish-ministri i Mbrojtjes së Republikës së Kosovës, Armend Mehaj, ka dhënë një intervistë ekskluzive për RTV Dukagjini, e cila njëherësh shënon edhe intervistën e...

RTV Dukagjini ju uron Vitin e Ri 2026!

Me rastin e ndërrimit të motmoteve dhe hyrjes në Vitin e Ri 2026, RTV Dukagjini u përcjell urimet më të përzemërta të gjithë qytetarëve...

Prishtina feston me muzikë e fishekzjarrë, qytetarët tregojnë pritjet për...

Festa për pritjen e vitit të ri në sheshet e kryeqytetit ka nisur nga ora 18 e do të vazhdojë deri në orët e...

Të fundit nga rubrika