Gashi për takimet e Kurtit në SHBA: I bën çdo gazetar kosovar

Analisti Dardan Gashi është shprehur se takimet e zhvilluara në kuadër të vizitës së kryeministrit Albin Kurti në Shtetet e Bashkuara të Amerikës në kuadër të Javës së Nivelit të Lartë të Sesionit të 79-të të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara mund  “t’i bëjë çdo gazetar kosovar”.

Gashi në “Debat Plus” deklaroi se kryeministri Kurti është “i izoluar në karantinë nga Bashkësia Ndërkombëtare”

“Kryeministri Kurti bën zhurmë se qysh ka me kanë luftë. E dyta, takimet e Kurtit me shtetet që ka mbajtur, krejt këta bashkë nuk bajnë sa Veterniku. Me ardh me na vizitu neve te shtëpia ma mirë ish kanë. Me shku kryeministri Kurti në New York, e me ba takime që I kish ba çdo gazetari i Kosovës. Albin Kurti është i anatomun edhe i izoluar në karantinë nga Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Prijësi I delegacionit ka qenë presidenti. Shihet qartë se kanë qenë dy delegancione të ndryshme me agjenda të ndryshme, edhe me agjenta kompatative. Albini është humbës. Për këto takime nuk është dashur me shpenzu asnjë cent”, vijoi Gashi.

 

 

Shija e redaktorit

Garat e çiklizmit, edhe sot bllokim i përkohshëm i qarkullimit...

Policia e Kosovës ka njoftuar se edhe të shtunën, më 21 qershor 2025, do të ketë bllokim të përkohshëm të qarkullimit për automjetet në...

Vasfije Krasniqi rrëfen historinë e saj në OKB: Drejtësia është...

Vasfije Krasniqi ka ndarë rrëfimin e saj si e mbijetuar e dhunës seksuale në luftën e fundit në Kosovë, në Kombet e Bashkuara në...

Në ditën e çlirimit të komunës, përurohet memoriali i dëshmorëve...

Në tokën kur dikur u derdh gjak për liri, sot përjetësohen emrat që nuk do të shuhen kurrë. Në ditën e çlirimit të komunës së...

Të fundit nga rubrika