Gashi: Qeveria po dëshiron t’ua mbyllë gojën mësimdhënësve

Analisti Dardan Gashi ka thënë se Qeveria e Kosovës është duke tentuar ta nënshtrojë Sindikatën e Arsimit

Analisti, Dardan Gashi





Tentim për t’ua mbyllur gojën mësimdhënësve, e ka quajtur vendimin e Qeverisë së Kosovës për ndaljen e pagës, analisti Dardan Gashi.

Ai ka thënë se veprimet e Qeverisë janë mesazhe për të tjerët që të mos provojnë të hyjnë në grevë.

Gashi ka thënë se greva është e drejtë demokratike e mësimdhënësve, të cilën sipas tij, qeveria po tenton ta shtypë përmes ndaljes së pagës.

“E drejta e grevës, sepse pjesa a duhet të paguhen apo jo është diçka tjetër. Mirëpo me anë të kësaj pyetje, po tenohet ndalja e njerëzve të bëjnë grevë. Po duan të hakmerren ndaj mësuesve që e kanë përdorur të drejtën e tyre për të protestuar”, ka thënë ai.

“Është e drejtë demokratike ta shfaqin protestën e tyre, dhe kur qet në këtë nivel se a ia lejon ligji apo jo të paguhen. Debati duhet të kthehet diku tjetër, po e shoh tendencën e qeverisë t’ia mbyllë gojën”, ka vijuar ai.

Gashi është shprehur se tendenca e Qeverisë Kurti është që t’i nënshtrojë sindikatat dhe t’i shndërrojë ato në përkrahëse të partisë së tyre.





Shija e redaktorit

INTERVISTË| Armend Mehaj: Kosova sot është fuqi ushtarake reale –...

Ish-ministri i Mbrojtjes së Republikës së Kosovës, Armend Mehaj, ka dhënë një intervistë ekskluzive për RTV Dukagjini, e cila njëherësh shënon edhe intervistën e...

RTV Dukagjini ju uron Vitin e Ri 2026!

Me rastin e ndërrimit të motmoteve dhe hyrjes në Vitin e Ri 2026, RTV Dukagjini u përcjell urimet më të përzemërta të gjithë qytetarëve...

Prishtina feston me muzikë e fishekzjarrë, qytetarët tregojnë pritjet për...

Festa për pritjen e vitit të ri në sheshet e kryeqytetit ka nisur nga ora 18 e do të vazhdojë deri në orët e...

Të fundit nga rubrika