Gashi refuzon pjesëmarrjen në mbledhje për shkak të Qalajt

Anëtarët e Këshillit Prokurorial të Kosovës (KPK) u rikthyen sërish në mbledhje, pas një ndërprerjeje.

Anëtari i KPK-së, Arian Gashi, përsëriti qëndrimin e tij se nuk do të marrë pjesë në një mbledhje ku është i pranishëm ushtruesi i detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, Agron Qalaj, duke e cilësuar pozitën e këtij të fundit “të kontestueshme”.

Sipas Gashit, mungesa e qartësive ligjore dhe procesi gjyqësor i hapur lidhur me shkarkimin e ish-ushtruesit të detyrës Besim Kelmendi e bëjnë të papranueshme vazhdimin e mbledhjes nën këto kushte.

“Unë erdha për hir të opinionit publik, unë nuk refuzojë takime por marrë pjesë në takime ku ka kuorum të ligjshëm. Me gjithë respektin për Qalaj por nuk marrë pjesë ku është ai sepse prezenca e tij është e kontestueshme.. me prezencën e Qalaj nuk mund të shkojmë tutje”, ka thënë Gashi.

Ndërkohë, anëtari i KPK-së, Jetish Maloku, kundërshtoi qëndrimin e Gashit, duke sqaruar se ligji nuk parasheh asnjë bazë për përjashtimin e ushtruesit të detyrës së Kryeprokurorit nga mbledhja.

Shija e redaktorit

Raportimet për reduktim të trupave të KFOR-it: NATO dhe Pentagoni...

Katër diplomatë të NATO-s kanë “alarmuar” Ballkanin Perëndimor e në veçanti Kosovën këtë të enjte pas deklarimit se Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA)...

Mbreti Charles III e uron Kosovën në 18-vjetorin e Pavarësisë

Mbreti i Mbretërisë së Bashkuar, Charles III, i ka dërguar një letër urimi presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, me rastin e 18...

Shpallje zyrtare në Uashington: 17 Shkurti, Dita e Pavarësisë së...

Në prag të 18-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, Ambasada e Kosovës në Uashington DC ka bërë të ditur se 17 Shkurti është...

Të fundit nga rubrika