Gati 5 muaj nga vdekja e Agon Fejzullahut, familja ende pa informacione për rastin

Edhe më tutje vazhdon të jetë e pa zbardhur vdekja e 27 vjecarit, Agon Zejnullahu, që dyshohet që vdiq pasi u arrestua nga zyrtarë policor në korrik të këtij viti. Familja thonë se janë në terr informativ nga institucionet e autopsia për të nuk ka dalur akoma

Në orët e para të 7 korrikut të këtij viti, vdiq 27 vjeçari Agon Zejnullahu pasi u arrestua nga policia në qendër të Lipjanit.

Pak orë pas rastit, video të xhiruara nga momenti i arrestimit të Zejnullahut janë publikuar në media, duke nxitur reagim të shumta.

Për këtë në pranga u vunë 5 zyrtarë policor, të cilët për disa ditë qëndruan nën masën e paraburgimit.

Gjithsesi, familja e tij dhe organet vendimmarrëse janë në pritje të raportit të obduksionit por edhe pas pesë muajsh, ai nuk ka dal akoma.

Familja e 27 vjecarit po thonë se  nuk kanë  pranuar asnjë informacion për rastin.

“Jo ende asnjë përgjigjje nuk kemi, tani kur u bën 5 muaj. Jemi ende në terr total, duke mos marrë asnjë informacion nga institucionet”, ka thënë Alban Fejzullahu- Vëllau i Agon Fejzullahut.

Dukagjini ka provuar të marr një përgjigje nga Prokuroria themelore në Prishtinë e nga Instituti i Mjeksisë Ligjore, por të njëjtit nuk kanë kthyer përgjigje.

Ndërkohë, njohës të ligjit po thonë se në raste të tilla duhet të kishte efiksitet nga institucionet përgjegjëse.

“Kosova e ka një precedent të hidhur sa i përket obduksioneve ruajtjes së dëshmisë, djegies së instituteve të cilat janë kompetente për ruajtjen e provave pastaj nuk është vetëm ky rast, kemi raste të hidhura nga precedenti i hidhur në Kosovë, sic është rasti i vjedhjes së kokainës në dhomën e dëshmisë së Policisë, vetëvrasje e drejtorit të AKP-së, kemi shumë raste që nuk janë zbardhur..”, ka thënë Musa Damati – Avokat.

“Ka vonesa në nxjerrjen e ekspertizave kjo nga fakti se thuhet se kanë mungesë të stafit dhe në pothuajse të gjitha rastet ka vonesa të tilla, në nxjerrjen e këtyre ekspertizave dhe problemi i dytë që qëndron në praktikë kur palët nuk trajtohen me këtë ekspertizë dhe kërkohet super ekpertizë e që kjo kërkohet jashtë shtetit të Kosovës..”, ka thënë Florim Shefqeti – Avokat.

5 zyrtarët policor të dyshuar për veprën penale “vrasje nga pakujdesia” janë liruar nga paraburgimi me vendim të Gjykatës së Apelit vetëm pak ditë, pasi iu shqiptua kjo masë nga Gjykata Themelore në Prishtinë, dega në Lipjan.

Reagime për rastin kishte pasur edhe nga përfaqësues institucionalë, përfshirë presidenten Vjosa Osmani, ministrin në detyrë të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla të cilët kërkuan hetim të shpejtë e të drejtë lidhur me rastin.

Shija e redaktorit

Enise Zijade, vajza tjetër e argjendtë e Kosovës

Xhudistja kosovare Enise Zijade ka shkëlqyer sot në Podgoricë, duke u renditur e dyta dhe duke siguruar medaljen e argjendtë. Ajo nisi garën me një...

UEFA publikon oraret e play-off-it të Botërorit 2026: Kosova dhe...

UEFA ka zyrtarizuar oraret e gjysmëfinaleve të play-off-it për Kupën e Botës 2026, që do të zhvillohen më 26 mars 2026 në orën 20:45. Si...

Presidentja Osmani dekoron Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka dekoruar sot Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”, si vlerësim për kontributin e tij mbi tri dekada për...

Të fundit nga rubrika