Gazetarit amerikan i zgjatet paraburgimi në Rusi për tre muaj

Evan Gershkovich, një gazetar amerikan, është arrestuar në Rusi më 29 mars mbi akuza për spiunazh. Akuza e përshkruar mund të çonte në një dënim burgimi prej 20 vjetësh. Gershkovich punonte për gazetën "Wall Street Journal" dhe tashmë akuzohet për marrjen e informacioneve të fshehta të një kompanie ruse të mbrojtjes. Ndërsa, gjykata ruse ka zgjatur paraburgimin e tij për tre muaj, duke e bërë që ai të qëndrojë në paraburgim deri më 30 nëntor

Gazetari amerikan i Wall Street Jour, Evan Gershkovich.

Gazetarit amerikan, Evan Gershkovich, iu zgjat paraburgimi për tre muaj nga një gjykatë ruse më 24 gusht, raportoi agjencia e lajmeve Interfax, mbi akuzat për spiunazh, të cilat ai i mohon.

Gjykata e Moskës ia zgjati paraburgimin gazetarit të Wall Street Journal deri në 30 nëntor. Gershkovich ishte i pranishëm në seancën gjyqësore.

Gershkovich u arrestua më 29 mars në qytetin Urals të Yekaterinburgut në Rusi mbi akuza për spiunazh që mund të çojnë deri në burgim prej 20 vjetësh.

Mediumi amerikan, Wall Street Journal, i ka hedhur poshtë akuzat e ngritura ndaj Gershkovichit, ndërsa Shtetet e Bashkuara të Amerikës e kanë akuzuar Rusinë se po tenton të sigurojë një marrëveshje për shkëmbim të të burgosurve, në një kohë kur marrëdhëniet dypalëshe të dy vendeve janë në pikën më të ulët që kanë qenë gjatë më shumë se 60 vjetëve të fundit për shkak të luftës së paprovokuar të nisur nga Rusia në Ukrainë.

Shërbimi rus i sigurisë (FSB) tha se Gershkovichi po mblidhte informacion lidhur me një kompani ruse të mbrojtjes – informacion që thotë se ishte sekret shtetëror. Kremlini tha se ai u kap “në flagrancë”, por nuk ka dhënë asnjë detaj për ta mbështetur këtë akuzë.

Shtëpia e Bardhë i ka quajtur akuzat “qesharake” dhe presidenti amerikan, Joe Biden, ka thënë se ndalimi i Gershkovichit është “krejtësisht i paligjshëm”.

Asnjë datë nuk është caktuar për gjykim. Gershkovich deri më tani ka qenë i pasuksesshëm në dy apelime, në prill dhe qershor, kundër paraburgimit të tij në burgun Lefortovo të Moskës, ku mbaheshin të dyshuarit e akuzuar nga shërbimi i sigurisë KGB në kohën sovjetike.

Ambasadorja e SHBA-së në Rusi, Lynne Tracy, është lejuar ta vizitojë atë në burg vetëm tri herë, së fundmi më 14 gusht, gjatë gati pesë muajve që nga arrestimi i tij, shkruan REL.

Rusia ka thënë se çfarëdo shkëmbimi i të burgosurve mund të konsiderohet vetëm pas një vendimi gjyqësor dhe përmes një kanali të posaçëm të trajtuar nga shërbimet e sigurisë.

Rusia ka rënë dakord për shkëmbime të të burgosurve në të kaluarën, më së fundmi në dhjetor të vitit 2022 kur shkëmbeu Brittney Grinerin, një basketbolliste amerikane.

Uashingtoni është zotuar të bëjë “çfarëdo që të duhet” për t’i sjellë në shtëpi Gershkovichin dhe ish-marinsin Paul Whelan, të dënuar për spiunazh në vitin 2020..

Shtetet e Bashkuara të Amerikës i kanë cilësuar të dy burrat si “të arrestuar gabimisht”, që do të thotë se i konsideron akuzat kundër tyre si të falsifikuara dhe të motivuara politikisht.

Shija e redaktorit

Dorëzimi i donacionit PET-CT, Osmani takon sekretaren e organizatës Alwaleed...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka uruar mirëseardhje në Republikën e Kosovës, Princeshës Lamia Bint Majed Saud Alsaud, Sekretare e Përgjithshme e Alwaleed...

Zgjidhet ushtari më i mirë për vitin 2024

Këtë të premte është mbajtur ceremonia përmbyllëse e garës ndërkombëtare “Ushtari më i mirë 2024”, në Kazermën “Skënderbeu” në Komunën e Ferizajt. Tashmë janë shpallur...

Për tre muaj diaspora dërgoi mbi 284 milionë euro në...

Banka Qendrore të Kosovës (BQK) ka prezantuar të dhënat e fundit lidhur me dërgesat e mërgatës dhe të dhëna të tjera financiare për muajin...

Të fundit nga rubrika