Doruntina Bylykbashi, gazetarja e TV Dukagjinit, është shpallur fituese e çmimit të Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës (AGK), për “Raportimin më të mirë në ndërtimin e paqes dhe besimit”.
Ky çmim i është dhënë për një reportazh të veçantë që dokumenton përvojat e ushtarëve amerikanë të vendosur në misionin paqeruajtës të KFOR-it në Kosovë.
Reportazhi i Bylykbashit tregon historitë personale të tre familjeve amerikane që shërbejnë në Kosovë, duke i ndarë emocionet dhe sfidat e shërbimit ushtarak në një vend të huaj.
Mes familjes dhe ushtrisë – Historitë e fëmijëve amerikanë që shërbejnë me prindërit në Bondsteel

