Gazmend Muhaxhiri e vazhdon edhe për 4 vjet qeverisjen me Pejën

Gazmend Muhaxheri i LDK-së ka arritur ta ruaj qeverisjen në Pejë edhe për 4 vjet të tjera. Ai fitoi mbrëmë me mbi 60 për qind të votave ndaj kundërkandidatit të tij, Taulant Kelmendi i Vetëvendosjes, i cili e uroi për fitoren

Avantazhin që e kishte në rundin e parë, Gazmend Muhaxheri ka arritur ta mbajë dhe kështu ta fitojë edhe për katër vjet qeverisjen me Komunën e Pejës.

Muhaxheri, e mposhti në balotazh kundërkandidatin e tij, Taulant Kelemendi nga Vetëvendosje, duke fituar mbi 61 për qind të votave.

Megjithatë, përqindja e daljes së votuesve ishte më e ulët se në rundin e parë, me gjithsej 26,97 për qind, krahasuar me gati 35 për qind sa votuan herën e kaluar.

Taulant Kelmendi, që ishte në balotazh me Muhaxherin, e uroi kundërkandidatin e tij përmes emisionit Debat Plus, porse tha se rezultati ishte i prtishëm për disa arsye.

Gjatë ditës, procesi zgjedhor për balotazh në Komunën e Pejës u zhvillua i qetë dhe pa incidente.

Shija e redaktorit

Për nder të 32-vjetorit të themelimit, shtëpia botuese “Dukagjini” dhuron...

E themeluar më 14 mars 1994, në një periudhë sfiduese për librin, arsimin dhe kulturën shqiptare në Kosovë, shtëpia botuese “Dukagjini” sot shënon 32-vjetorin...

Ekskluzive: Kosova mundëson riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë-Hercegovinës nga Riadi...

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës ka organizuar riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë dhe Hercegovinës me një fluturim nga Riadi drejt...

Dukagjini Resort dhe The Northern prezantohen në panairin më të...

Projekti Dukagjini Resort së bashku me The Northern do të marrin pjesë në MIPIM Cannes, panairin më të madh ndërkombëtar patundshmërisë në botë. Projekti do...

Të fundit nga rubrika