Gëlltiti një pjesë të lodrës, i shpëtohet jeta fëmiut një vjeçar në QKUK

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës, ka njoftuar se në QKUK është shpëtuar jeta e një fëmije një vjeçar i cili kishte gëlltitur një pjesë të lodrës dhe kishte pasur vështirësi të madhe në frymëmarrje

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës, ka njoftuar se në QKUK është shpëtuar jeta e një fëmije një vjeçar i cili kishte gëlltitur një pjesë të lodrës dhe kishte pasur vështirësi të madhe në frymëmarrje.

SHSKUK-ja, përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, ka deklaruar se përdorimi i lodrave plastike nga fëmijët, në disa raste mund të shndërrohet në rrezik dhe është kërcënues për jetë.

“Një rast i tillë i rrezikimit të jetës tek një fëmijë i moshës njëvjeçar është paraqitur në Klinikën Emergjente të Qendrës Klinike dhe Universitare të Kosovës, ku një fëmijë gjatë lojës me një lodër kishte aspiruar një pjesë të lodrës dhe kishte vështirësi të madhe në frymëmarrje. Fëmija i moshës njëvjeçare menjëherë nga Klinika Emergjente, është transferuar në Klinikën e Otorinolaringologjisë për shkak të aspirimit të trupit te huaj (lodër plastike e rrumbullakët), gjë që e bën shumë të vështirë heqjen e trupit të huaj”, thuhet në njoftim.

“Në këto kushte fëmija është dërguar me urgjencë në sallë të operacionit.
“Thirret ekipi kujdestar i mjekëve të ORL-së, ata thërrasin me urgjencë mjekët e anestezionit, ku pas ndërhyrjes me bronkoskop, fëmijës i largohet pjesa e lodrës, i lirohen rrugët e frymëmarrjes dhe i shpëtohet jeta”, thuhet në njoftim.

Shija e redaktorit

Enise Zijade, vajza tjetër e argjendtë e Kosovës

Xhudistja kosovare Enise Zijade ka shkëlqyer sot në Podgoricë, duke u renditur e dyta dhe duke siguruar medaljen e argjendtë. Ajo nisi garën me një...

UEFA publikon oraret e play-off-it të Botërorit 2026: Kosova dhe...

UEFA ka zyrtarizuar oraret e gjysmëfinaleve të play-off-it për Kupën e Botës 2026, që do të zhvillohen më 26 mars 2026 në orën 20:45. Si...

Presidentja Osmani dekoron Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka dekoruar sot Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”, si vlerësim për kontributin e tij mbi tri dekada për...

Të fundit nga rubrika