Gërvalla: Anëtarësimi në KiE rrit mundësitë e qytetarëve për të realizuar të drejtat e tyre individuale

Ministrja e Punëve të Jashtme e Diasporës, Donika Gërvalla-Schwarz, prezantoi sukseset që janë arritur gjatë këtij viti sa i përket forcimit të shtetit të së drejtës, por edhe sfidat e jashtëzakonshme me të cilat është përballur Republika e Kosovës

Ministrja e Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla

Ministrja e Punëve të Jashtme e Diasporës, Donika Gërvalla-Schwarz, prezantoi sukseset që janë arritur gjatë këtij viti sa i përket forcimit të shtetit të së drejtës, por edhe sfidat e jashtëzakonshme me të cilat është përballur Republika e Kosovës.

Gërvalla, në takimin e tretë të Këshillit për Demokraci dhe të Drejta të Njeriut, vuri theksin te nevoja për forcim të strukturave të sigurisë dhe të drejtësisë, pasi, siç tha ajo, dhuna ndaj grave dhe vajzave në Republikën e Kosovës është e lidhur në mënyrë të drejtpërdrejtë me defektet në sistemin e drejtësisë, me kulturën patriarkale dhe informimin jo të mjaftueshëm të të rinjve dhe të viktimave të kësaj dhune.

Duke folur për sukseset në etapat e para gjatë procesit të anëtarësimit të Republikës së Kosovës në Këshillin e Evropës, Gërvalla vuri në pah faktin se anëtarësimi i vendit në këtë organizatë do t’i shërbejë, jo vetëm forcimit të shtetit ligjor në Kosovë, por edhe realizimit të të drejtave individuale të grave dhe të vajzave, të cilat do të kenë edhe një derë të hapur për t’iu drejtuar institucioneve ndërkombëtare.

Gjatë adresimit të saj para krerëve institucionalë të vendit dhe përfaqësuesve të shoqërisë civile, ministrja Gërvalla shtroi nevojën e krijimit të një koalicioni mbarëshoqëror në nivel vendi për parandalimin e dhunës ndaj grave dhe vajzave.

“Nuk mjaftojnë ligjet, nuk mjaftojnë reformat, por koalicioni duhet të jetë mbarëshoqëror, ku përfshin edukimin, mediat, institucionet e sigurisë, besimin ndaj tyre, institucionet e drejtësisë dhe reformën e domosdoshme të këtij sistemi, sepse mungesa e aktakuzave vërtet inkurajon kriminelët dhe nuk i shërben uljes së dhunës dhe nuk ka arsyetim për mosndjekjen penale të atyre të cilët në mënyrë të hapur kryejnë akte të dhunës të çfarëdolloj natyre në Republikën e Kosovës”, theksoi ministrja Gërvalla në përfundimin e fjalimit të saj.

Shija e redaktorit

Mes familjes dhe ushtrisë – Historitë e fëmijëve amerikanë që...

Flamuri i Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe ai i NATO-s, përtej historisë në këtë hapësirë, shënojnë edhe një destinacion ku siguria dhe bashkëpunimi...

Hotel Dukagjini nikoqir i Asamblesë së Federatës Ndërkombëtare të Alpinizmit...

Rreth 130 përfaqësues të 90 shteteve të ndryshme të botës do të qëndrojnë për disa ditë në Pejë. Kjo për shkak se Federata e Bjeshkatarisë...

Hotel Dukagjini nikoqir i Asamblesë së Përgjithshme të Federatës Ndërkombëtare...

Federata e Bjeshkatarisë dhe Ngjitjes Sportive të Kosovës (FBNSK) shënon një moment historik duke pritur për herë të parë në Kosovë Asamblenë e Përgjithshme...

Të fundit nga rubrika