Gërvalla e ashpër me ndërkombëtarët: S’duhet të lejojmë që disa diplomatë problematikë ta fusin rajonin në luftë

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla – Shwartz, tha se “Kosova nuk mund të bëjë vetëvrasje politike as për miqtë e saj më të ngushtë”

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla.

Më e ashpër se kurrë, kryediplomatja e jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla – Schwartz, është treguar me aleatët ndërkombëtarë. Ajo në një intervistë për gazetën austriake Der Standard, tha se “Kosova nuk mund të bëjë vetëvrasje politike as për miqtë e saj më të ngushtë”.

Po ashtu, Gërvalla pa cekur emra, tha se Kosova nuk duhet të lejojë që disa diplomatë, të cilët i cilësoi “problematikë”, ta fusin Ballkanin Perëndimor në luftë.

“Ne, si Perëndimi në tërësi, nuk duhet të lejojmë që disa diplomatë problematikë ta fusin rajonin në luftë në një aleancë jo të shenjtë me përfaqësuesin e Putinit, Vuçiç. Në çdo rast ne do ta mbrojmë vendin tonë sepse mbrojmë shtetin ligjor dhe demokracinë. Vuçiqin nuk e ndalon dot as me para, as me qetësim, vetëm me një qëndrim kristal. BE-ja nuk e ka këtë, sepse nuk është dakord”, tha ajo.

Akuza tjetër e Gërvallës, kësaj here kishte të bënte me emisarin e BE-së për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak, për të cilin, tha se shpesh e mban qëndrimin e presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq.

“Përshkallëzimi është rezultat i një strategjie të gabuar. I dërguari i BE-së për dialogun ndërmjet Serbisë dhe Kosovës, Miroslav Lajçak, shpesh mban qëndrimin e Vuçiqit. Jo vetëm që kjo është vdekjeprurëse për ndërmjetësimin; e inkurajon Vuçiqin të përshkallëzohet. Situata është jashtëzakonisht e rrezikshme, madje ka edhe trupa Wagner në vend. Një strategji e re nevojitet urgjentisht, duke përfshirë staf të ri, nëse duam të ndalet përshkallëzimi”, ka thënë ajo.

Ajo u shpreh se Perëndimi duhet të dërgojë ndërmjetësues të tjerë në Ballkan dhe të jetë më e ashpër ndaj Serbisë.

Shija e redaktorit

Mbreti Charles III e uron Kosovën në 18-vjetorin e Pavarësisë

Mbreti i Mbretërisë së Bashkuar, Charles III, i ka dërguar një letër urimi presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, me rastin e 18...

Shpallje zyrtare në Uashington: 17 Shkurti, Dita e Pavarësisë së...

Në prag të 18-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, Ambasada e Kosovës në Uashington DC ka bërë të ditur se 17 Shkurti është...

Nxënësit e Rahovecit e mirëpritën prezantimin e lektyrave nga “Dukagjini”

Fillim java, në Rahovec për dhjetëra nxënës të ciklit të ulët të shkollave fillore solli më të dashurit për ta, personazhet të cilat shumica...

Të fundit nga rubrika