Gërvalla i lë përgjegjës partitë opozitare për ngërçin për presidentin

Zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla, gjatë një interviste në RTK ka deklaruar se përgjegjësia për bllokadën rreth zgjedhjes së presidentit të ri të vendit qëndron tek deputetët që, sipas saj, nuk morën pjesë në seancën e Kuvendit.

“Pas muajve e muajve me radhë në vitin 2025 ku u bë një teatër i jashtëzakonshëm dhe një bllokadë fillimisht me zgjedhjen e kryetarin e Kuvendit e më pas me mos zgjedhjen e Qeverisë dhe shkuarjen e vendit në zgjedhje, me rezultat të qartë për koalicionin tonë dhe me mesazh të qartë për partitë opozitare. Nuk kam dashur të besoj në asnjë moment që një situatë e tillë mund të na përsëritet. Por, ja që ndodhemi tani në këtë situatë ku përsëri Gjykata Kushtetuese duhet të vendosë se si ecin proceset përpara”, tha Gërvalla.

Sipas saj, situata e krijuar tregon një papjekuri të theksuar politike.

“Zgjedhja e presidentit duhet të jetë një ditë feste e jo një ditë bllokade. Pse ndodhemi në këtë situatë është për qytetarin e pakuptueshme, sepse çfarë duhet të bëjë qytetari më tepër. Qytetari ka dalë hy herë në zgjedhje, dhe përsëri po ballafaqohet me rrezikun që të dalë edhe njëherë të tretë”, tha ajo.

Gërvalla foli edhe për procesin që çoi në propozimin e Glauk Konjufca për postin e presidentit.

“Propozimi ynë erdhi veç në fund pasi paraprakisht ishim përpjekur të siguronim president konsensual, pasi që në fillim të procesit të gjetjes së një emri na është bërë e ditur se presidentja Osmani nuk e gëzon mbështetjen e parlamentit, pra nuk mund të sigurohen 80 apo 81 persona të pranishëm në sallë. Kemi filluar të bisedojmë edhe me PDK-në edhe me LDK-në me shpresën dhe me synimin që të gjejmë një president konsensual. Ideja fillestare ishte që, Murat Jashari, i cili është një person jo vetëm i dinjitetshëm, jo vetëm emër i një familje të madhe, por si profesor i së Drejtës Kushtetuese, edhe një person që i plotëson të gjitha kushtet për të qenë personifikimi i presidentit që qëndron mbi partitë”, tha ajo.

Megjithatë, sipas saj, pasi kjo përpjekje nuk pati sukses, koalicioni qeverisës vendosi të propozojë Konjufcën.

“Nuk patëm sukses dhe prandaj u desh të dilnim me një emër nga radhët e koalicionit tonë. Jo me një emër dosido, jo me një emër që provokon, një emër që bashkon. Njeriu që është i dyti në Kosovë me numrin më të madh të votave qytetare të marra ndonjëherë në historinë e vendit. Ne, mendojmë që edhe kur nuk arritëm të merreshim vesh me opozitën për një president konsensual, prapë se prapë emri i Glauk Konjufcës është i tillë që do të mund të kishte ofruar mundësinë edhe për deputetët e opozitës që do të mund të qëndronin në sallë e të mos na ballafaqojnë me bllokada të mëtejme”, tha Gërvalla.

Shija e redaktorit

Për nder të 32-vjetorit të themelimit, shtëpia botuese “Dukagjini” dhuron...

E themeluar më 14 mars 1994, në një periudhë sfiduese për librin, arsimin dhe kulturën shqiptare në Kosovë, shtëpia botuese “Dukagjini” sot shënon 32-vjetorin...

Ekskluzive: Kosova mundëson riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë-Hercegovinës nga Riadi...

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës ka organizuar riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë dhe Hercegovinës me një fluturim nga Riadi drejt...

Dukagjini Resort dhe The Northern prezantohen në panairin më të...

Projekti Dukagjini Resort së bashku me The Northern do të marrin pjesë në MIPIM Cannes, panairin më të madh ndërkombëtar patundshmërisë në botë. Projekti do...

Të fundit nga rubrika