Gërvalla kujton policët, Sabahate Tolaj e Isuf Haklaj: Nuk ka drejtësi në vend pa u zbardhur çdo vrasje

Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, ka përkujtuar policët, Sabahate Tolaj dhe Isuf Haklaj, në Ditën Memoriale të Policëve të Rënë në Kryerje të Detyrës. Ajo theksoi se drejtësia në vend nuk mund të arrihet pa zbardhur çdo vrasje dhe krim të ndodhur pas luftës në Kosovë

Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, ka përkujtuar policët, Sabahate Tolaj dhe Isuf Haklaj, në Ditën Memoriale të Policëve të Rënë në Kryerje të Detyrës.

Gjatë një ceremonie nderimi të mbajtur pranë monumentit përkujtues në Pejë, Gërvalla theksoi rëndësinë e zbardhjes së çdo vrasjeje dhe krimi që ka ndodhur pas luftës në Kosovë për arritjen e drejtësisë.

“Luftëtarët e Lirisë dhe zyrtarët policorë, Sabahate Tolaj dhe Isuf Haklaj, u vranë vetëm sepse me vendosmëri ishin vënë në kryerje të detyrës, duke vendosur rendin dhe ligjin në Kosovën për të cilën luftuan me trimëri dhe u kthyen në heronj të demokracisë.

Në shënim të Ditës Memoriale të Policëve të Rënë në Kryerje të Detyrës, pashmangshëm kujtojmë dhe nderojmë jetën dhe veprën e tyre sublime. Vënia para drejtësisë e të gjithë autorëve të këtyre krimeve është një obligim i patjetërsueshëm i institucioneve tona të drejtësisë.

Sot, në kujtim të jetës dhe veprës së tyre, bashkë me Zëvendësministrin e Punëve të Brendshme, Blerim Gashani, bëmë nderime pranë monumentit të heronjve para objektit të Policisë së Kosovës në Pejë. Nuk ka drejtësi në vend pa u zbardhur edhe çdo vrasje dhe çdo krim që ka ndodhur edhe pas luftës në Kosovë.

Sakrifica e tyre është një thirrje për ndërgjegje dhe një obligim për drejtësi.  Ata që ranë në krye të detyrës për të mbrojtur rendin dhe ligjin, meritojnë nderimin më të lartë dhe përkushtimin tonë të përjetshëm për të siguruar që çdo krim të marrë përgjigjen e merituar.  Le të jetë kujtimi i tyre një udhërrëfyes në rrugën tonë drejt drejtësisë”, ka shkruar Gërvalla në Facebook.

Shija e redaktorit

Kosova shteti i parë në Ballkan me angazhime të pranuara...

Republika e Kosovës është bërë shteti i parë nga Ballkani dhe i shtati në botë që i janë pranuar angazhimet në Kartën Globale për...

Haxhiu autorizon dërgimin e FSK-së në operacionin paqeruajtës në Gaza

Pas miratimit nga Kuvendi i Republikës së Kosovës, është autorizuar dërgimi i Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) në një operacion ndërkombëtar paqeruajtës në...

Bashkëjetesa ndërfetare në Kosovë, vlerë e trashëguar ndër shekuj

Bashkëjetesa ndërfetare në Kosovë vlerësohet si një vlerë e trashëguar ndër shekuj dhe thelbësore për të ardhmen e vendit, ndërsa dialogu, respekti i ndërsjellë...

Të fundit nga rubrika