Gërvalla mirëpret homologun turk, Çavuşoğlu

Bisedat për bashkëpunim mes shteteve zunë vend gjatë darkës zyrtare të Gërvallës me homologun turk

Donika Gërvalla dhe Ministri i Jashtëm, Mevlüt Çavuşoğlu
Zëvendëskryeministrja, njëherësh Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla ka mirëpritur në Prishtinë, homologun turk, ministrin e Jashtëm, Mevlüt Çavuşoğlu, të shtunën.
Përmes një postimi në Facebook nga Ministria e Punëve të Jashtme, bëhet e ditur se pas pritjes, ministrat kanë darkuar bashkë, darkë gjatë së cilës është biseduar për bashkëpunimin mes dy shteteve dhe projektet e përbashkëta.
Darka zyrtare
Në darkën zyrtare, të ftuar ishin edhe ministri i Infrastukturës, Liburn Aliu, ministrja e Tregtisë, Rozeta Hajdari, ministri i Shëndetësisë,Rifat Latifi, ministri i Zhvillimit Rajonal, Fikrim Damka, si dhe ambasadorët e dy shtetve përkatëse.

Shija e redaktorit

Rama e Çeku përballen më 6 nëntor për Prishtinën në...

Të enjten, studio e “Debat Plus” në TV Dukagjin do të jetë nikoqire e debatit vendimtar për garën për Prishtinën në raundin e dytë...

Njohja nga Siria, ambasadori gjerman përgëzon Osmanin

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Rainer Rudolph, ka reaguar pas njohjes së paravarësisë së Kosovës nga Siria. Rudolph ka përgëzuar presidenten e vendit, Vjosa Osmani...

Kurti pritet nga Macron në Pallatin Presidencial në Paris

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, është pritur nga presidenti i Francës, Emmanuel Macron, në pallatin presidencial Elysee, ku mori pjesë në darkën...

Të fundit nga rubrika