Gërvalla në Kalabri takon presidenten e Provincës së Kozencës, thekson fuqizimin e bashkëpunimit lokal

Ministrja e Jashtme, Donika Gërvalla, në një takim me përfaqësuesit e Provincës së Kozencës, ka theksuar rëndësinë e fuqizimit të bashkëpunimit lokal në fusha të ndryshme për të dyja komunitetet

Foto nga Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës (MPJD).

Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, ka zhvilluar një takim me presidenten e Provincës së Kozencës, Rosaria Succurro, si dhe kryetarët e rreth 20 komunave të kësaj province, si dhe përfaqësues nga bota e biznesit dhe shoqëria civile.

Siç ka njoftuar MPJD-ja, gjatë takimit u diskutuan tema për bashkëpunimin e ardhshëm në nivel lokal.

Sipas njoftimit, tema kryesore ishte fuqizimi i bashkëpunimit në nivel lokal mes 150 komunave, duke përfshirë 21 komuna arbëreshe të Provincës së Kozencës dhe komunave të Kosovës në fushën e kulturës, arsimit, bujqësisë, turizmit dhe trashëgimisë kulturore.

Ministrja Gërvalla ka shprehur mirënjohje për miqësinë e fortë dhe të kaluarën e përbashkët mes dy komuniteteve, duke theksuar se pas zyrtarizimit të protokollit të bashkëpunimit mes Komunës së Pejës dhe Provincës së Kozencës do të ketë edhe më shumë hapësirë për angazhim më të madh në zgjerimin e bashkëpunimit edhe me komunat e tjera të Kosovës dhe Kalabrisë.

Foto nga Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës (MPJD).

Ministrja gjithashtu ka theksuar vendosmërinë e Qeverisë së Kosovës për t’i përdorur të gjitha resurset dhe potencialet për të forcuar këtë bashkëpunim dhe për të zhvilluar më tej urat e bashkëpunimit.

“Ky vend është pikërisht ai që të bën të besosh edhe më shumë në lidhjen vëllazërore mes italianëve dhe shqiptarëve në të gjithë Ballkanin. Këtu mund të shohësh sa të forta dhe të thella janë lidhjet tona kulturore dhe evropiane”, ka thënë Gërvalla.

“Bashkëpunimi i Kosovës me Provincën e Kozencës, e cila përfshinë 150 komuna, prej të cilave 21 janë komuna arbëreshe, ka një rëndësi dhe domethënie të veçantë, duke shërbyer si një urë ideale që do mund të ndihmojë edhe në lidhjen e komunave të rajonit të Kalabrisë dhe Komunave të Republikës së Kosovës”, thuhet mes tjerash në njoftimin e Ministrisë.

Shija e redaktorit

Pengesë vetoja ruse, “tani Kosova ka numër njohjesh për anëtarësim...

Bahamet u bënë shteti i katërt që njeh Kosovën vetëm brenda vitit 2025, duke shënuar një ringjallje të këtij procesi pas një periudhe shterpe...

Ndihmat humanitare nga Kosova për Gazën nisen me anije nga...

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka bërë të ditur se anija e ngarkuar me ndihma humanitare nga Kosova për Gazën është nisur nga porti i...

Dukagjini prezanton serinë e re të lektyrave në Prishtinë: “Kutia...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” ka promovuar sot në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës serinë e re të Lektyrave shkollore për klasat 1–5, në një aktivitet që...

Të fundit nga rubrika