Gërvalla në takim me ministrin finlandez, flasin për procesin e anëtarësimit të Kosovës në KiE

Republika e Kosovës, thotë ministrja Donika Gërvalla, i ka plotësuar të gjitha kushtet për anëtarësim në Këshillin e Evropës, gjë që u konfirmua me 82% të votave nga Asambleja Parlamentare e KiE-së

Zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, në margjina të takimit të ministrave të BE-së me ministrat e shteteve që kanë një perspektivë të anëtarësimit në BE, pra të Ballkanit Perëndimor, të Turqisë, të Ukrainës, të Gjeorgjisë dhe të Moldavisë, pati një takim me ministrin e Çështjeve Evropiane të Finlandës, Anders Adlercreutz.

Në një komunikatë për medie nga MPJD-ja thuhet se gjatë takimit është diskutuar për procesin e anëtarësimit të Kosovës në KiE.

Republika e Kosovës, thotë Gërvalla, i ka plotësuar të gjitha kushtet për anëtarësim në Këshillin e Evropës, gjë që u konfirmua me 82% të votave nga Asambleja Parlamentare e KiE.

“Në takim u diskutua për procesin e anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës, sukseset e jashtëzakonshme të Kosovës në ngritjen e standardeve të demokracisë dhe shtetit ligjor, përparimin në ekonomi dhe perspektivën euroatlanktike të Kosovës”, thuhet në njoftimin e MPJD-së.

Duke vlerësuar gjendjen e të drejtave të njeriut dhe atyre të komuniteteve joshumicë, Gërvalla shprehu mirënjohjen e saj për mbështetjen e vazhdueshme të Finlandës.

Shija e redaktorit

Osmani ftohet nga Trump t’i bashkohet Bordit të Paqes

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka njoftuar se ka pranuar ftesën personale të Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, për të...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovon në Gjilan lektyrat e reja për...

Nxënësit e klasave 1 deri në 5 të disa shkollave fillore në Gjilan kanë pasur mundësi që të njoftohen nga afër me lektyrat e...

BE: Kosova e 13-ta në botë për siguri strategjike, Mali...

Sipas Normandy Index 2025, të përgatitur nga shërbimi kërkimor i Parlamentit Evropian (EPRS), Kosova renditet në vendin e 13-të në botë për nivelin më...

Të fundit nga rubrika