Gërvalla: Nuk kemi asnjë informacion zyrtar se Kosova ka marrë katër çnjohje

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës (MPJD), Donika Gërvalla ka thënë se nuk ka asnjë informacion zyrtar se katër shtete e kanë çnjohur shtetin e Kosovës. Këto komente ajo i bëri pas deklarimeve të Ministrit të Jashtëm të Serbisë, Nikola Selakoviq i cili tha se Kosova është çnjohur nga katër shtete

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës (MPJD), Donika Gërvalla ka thënë se nuk ka asnjë informacion zyrtar se shteti i Kosovës është çnjohur nga katër shtete, ashtu siç është thënë nga zyrtarët serbë.

Gërvalla ka deklaruar se nëse ky lajm është i vërtetë, Serbia ka punuar gjatë për një gjë të tillë.
Sipas Gërvallës Serbia vazhdimisht ka qenë destruktive në raport me Kosovën

“Nuk kemi asnjë informacion që ka çnjohje, ose lajmi është i pavërtetë ose ata kanë punuar që moti për këtë punë. Serbia asnjë moment nuk e ka ndalur punën për çnjohje.  Asnjë prej këtyre shteteve nuk ka premtuar çnjohje, nuk e di për cka e ka fjalën Selakovici, por strategjitë e Serbisë destruktive ndaj fqinjëve nuk është diçka që mund ta parashikomë. Serbia duhet ta përkrahë anëtarësimin  e Kosovës në KE. E gjithë tentativa e Serbisë nuk ka të bëjë aspak për përmirësimin e jetëve të serbëve këtu”, ka deklaruar ajo.

Tutje Gërvalla, ka theksuar se si ministri janë duke punuar për njohje të reja, por që nuk ka dhënë më shumë detaje.

Fokus kryesor sipas saj, janë katër shtete anëtare të Bashkimit Evropian, për të cilat është shprehur se është duke u punuar vazhdimisht.

Ajo ka paralajmëruar lajme të mira në të ardhmen, por nuk e ka specifikuar se për çfarë bëhet fjalë, apo për ndonjë shtet që pritet ta njoh shtetësinë e Kosovës.

“Ne jemi duke punuar për njohje të reja, është rregull i diplomacisë që pa ndodhur njohja mos të japim shumë informacione. Kemi lajme të mira, jemi duke punuar me pesë shtetet e BE-së. Edhe sa i përket atyre dhe të tjerave ne përpiqemi t’i realizojmë në një bashkëpunim me partneret tanë”, ka deklaruar ajo.

Ministrja e Punëve të Jashtme, ka folur për aplikimin e Kosovës në Këshillin Evropian, duke thënë se ka qenë vendimi i duhur në kohën e duhur. Sipas saj, pranimi i Kosovës në këtë organizatë do ta forconte paqen në Ballkan.

“Kosova është ndër shtete e pakta e ndoshta edhe  shteti i vetëm i cili në Kushtetutë e ka përfshirë Këshillin e Evropës Jemi shumë të lumtur që për kërkesën tonë për anëtarësim e gëzojmë një përkrahje. Përfshirja e Kosovës në Këshillin e Evropës do të jetë një kontribut për stabilitetin dhe paqen në Ballkan”, ka deklaruar ajo.

Ndryshe,të premten, Ministri i Jashtëm i Serbisë, Nikola Selakoviq, pas mbledhjes së Këshillit të Sigurisë Kombëtare ka thënë se i ka dorëzuar presidentit Aleksandar Vuçiq nota diplomatike të katër vendeve që kanë tërhequr njohjen e Kosovës, duke shtuar se Këshilli e ka autorizuar presidentin që të informojë opinionin publik se për cilat vende bëhet fjalë.

Selakoviq tha se Qeveria e Serbisë dhe Ministria e Punëve të Jashtme do të “vazhdojnë të luftojnë ashpër” dhe të punojnë për tërheqjen e njohjes së Kosovës, pas aplikimit të kësaj të fundit për anëtarësim në Këshillin e Evropës.

Shija e redaktorit

Pengesë vetoja ruse, “tani Kosova ka numër njohjesh për anëtarësim...

Bahamet u bënë shteti i katërt që njeh Kosovën vetëm brenda vitit 2025, duke shënuar një ringjallje të këtij procesi pas një periudhe shterpe...

Ndihmat humanitare nga Kosova për Gazën nisen me anije nga...

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka bërë të ditur se anija e ngarkuar me ndihma humanitare nga Kosova për Gazën është nisur nga porti i...

Dukagjini prezanton serinë e re të lektyrave në Prishtinë: “Kutia...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” ka promovuar sot në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës serinë e re të Lektyrave shkollore për klasat 1–5, në një aktivitet që...

Të fundit nga rubrika